FOTO: Prej vitesh jetojnë në Zelandën e Re, çifti shqiptar vendos të kthehet në Shqipëri

21 Shtator 2023, 10:55Lifestyle TEMA

FOTO: Prej vitesh jetojnë në Zelandën e Re, çifti shqiptar

Vesa Luma dhe Big Basta bashkë me djalin e tyre Lian kanë jetuar për disa vite me radhë në Zelandë të Re, atje ku mendohej se familja simpatike do të vazhdojë jetën pa ndonjë kohë të caktuar kthimi.

Por kësaj arratisje që është më shumë se 30 orë me avion larg Shqipërisë, i erdhi fundi.

Artistët kanë zbuluar se janë kthyer përfundimisht në Shqipëri për të vazhduar jetën mes Prishtinës dhe Tiranës.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Vesa Luma rrëfeu për jetën më shumë se 6-vjeçare në Zelandën e Re, benefitet që ofron ai vend, por edhe për arsyen pse ajo dhe Big Basta morën vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri: “Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di. Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin “jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë”. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja …” –tregon Vesa.

Më tej, këngëtarja shton se para se të merrnin një vendim, u përpoqën të mendojnë për të mirën e përbashkët të familjes, por sidomos për Lianin, i cili tashmë është shumë i lumtur dhe ka nisur shkollën: “Kur i vumë në peshore, thamë që duhet t’ia lejojmë edhe djalit të rritet me gjyshërit, të përjetojë edhe kënaqësinë e të qenit fëmijë bashkë me gjyshërit, me kushërinjtë, me shoqëri të re, me fjalë shqip më shumë dhe ja ku jemi”.

7 Komente

  1. P
    Pet.

    E drejte kthimi, pasi ne Zelanden e re jeta prej VIPI nuk eshte e vleresuar sic vleresohet ketu. Gjthsesi ,jeta ne Zelande eshte shume here me e mire dhe cilesore se ne cdo vend te Europes, por duhet te pershtatet robi.

    1. A
      A

      Guri peshon ne vendin e vete

      1. A
        A

        Guri peshon ne vendin e vete

        1. B
          BB

          E qujn Big Basta, jo Guri.

        2. H
          Hh

          Mendoj se shume ikin per inat te Shqiperise dhe njate von ju bie inati

          1. L
            Labi

            Iriqin po ta nxjerresh nga ferra ne ferre shkon prap,keta vipat kthehen se nuk kan byth te jetojne te lire me pune e nder,kthehen ti lepihen lali fikut e ndonje lali tjeter,cdo gje ne ate vend eshte kap ca te kapesh.

            1. A
              Andi Taushani

              Ja leberit e mutit ne vend qe ti pergezojne kete cift artistesh simpatike te dashur shajne,bertasin sokellijne "pasi sipas budallait lab nuk kane bythe per pune te ndershme. I uroj mireseardhjen me zemer Bigut dhe Veses se na kane munguar publikut shqiptar.

              Lini një Përgjigje