FOTO: Zbuloni shifrën marramendëse të varëses që Dua Lipa vendosi në “Grammy Awards”

7 Shkurt 2024, 14:14Lifestyle TEMA

FOTO: Zbuloni shifrën marramendëse të varëses që Dua
Ylli i muzikës pop Dua Lipa mori vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Grammys e më pas me performancën elektrizuese në skenë.
Por një detaj jo i vogël në look-un e saj ishte varësja me dy peshq që ‘puthen’ në një safir. Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces.

Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë. Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha. Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante. Ekspertët e vlerësojnë këtë varëse të paktën 10 milionë dollarë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor. Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz. Dua është autore e hitit “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe së fundmi edhe e “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” në bashkëpunim me Tame Impala. Lipa është fituese e disa çmimeve kryesore, duke përfshirë tre ‘Grammy’.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik, Callum Turner, pasi dyshja u panë bashkë në një festë në Beverly Hills. Në pamjet e siguruara nga TMZ, ylli i muzikës pop u shfaq për një kohë të shkurtër duke kërcyer me Callum. “Është njohje e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”- tha një burim i brendshëm i dyshes për tabloidin Page Six, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”. Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën. Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift dhe në vend që ta mohonte, ai qëndroi i heshtur.

 

4 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Dua Lipa vleresohet ne Amerike si nje kengetare e nivelit te Taylor Swift, Billy Illish, Lady Gaga, eshte talent per te gjitha pjeset e muzikes, autore teksteve, muzikes, koorografise, gjithshka. Dua Lipa mendohet qe per 7 vjet do te jete Miljardere.

    1. T
      Tërfoni

      Allah, Allah! Ç'a kundon ti ere Pilo, të keqen unë tyja! Po sa kohë na mban neve pa punuar qo re t'u bëfsha?

    2. T
      Treni

      E gjeti me mik te gabi.

      1. T
        Taku

        Sikur ishte favorite per grammy ..

        Lini një Përgjigje