Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka qenë anëtare e jurisë në kompeticionin e bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.
51 miss-e nga çdo shtet i SHBA morën pjesë në këtë konkurs që konkurruan në raunde të ndryshme duke përfshirë rroba banje, fustane mbrëmje dhe intervista.
Por e gjithë vëmendja ka qenë tek modelja shqiptare, e cila ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj, duke u bërë shqiptarja e parë në krye të një kompeticioni të tillë.
Ajo ishte krah emrave shumë të njohur siç janë sipërmarrësi i bukurisë dhe themeluesi i One/Size Beauty Patrick Starrr, stilistja Nicole Miller dhe aktorja Vivica A. Fox.
Në një postim në Instagram, para se të niste konkursi modelja shprehet e emocionuar dhe se do e kishte shumë të vështirë për të vendosur se cila do ishe fituesja e kurorës për shkak se të gjitha konkurrentet ishin të bukura.
kam shume rrespekt /simpati per kte Miss _Shqiptare .E bukur nga cdo kendveshtrim