Kina vijon të ndjekë ambiciet e saj hekurudhore. Shtesa më e fundit në portofolin e vendit është një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregdetit juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou, Xiamen dhe Fuzhou, që të tre në provincën Fujian.
Shpejtësia maksimale e trenave përgjatë kësaj rruge është 350 kilometra në orë, sipas China Railway, operatori shtetëror hekurudhor.
Treni i parë në këtë linjë bëri rrugën e parë të enjten, më 28 shtator, duke u nisur nga Fuzhou, kryeqyteti i provincës, në orën 9:15 me orën lokale.
Hekurudha e re aktualisht ka 84 ura dhe 29 tunele, plus 20 km rrugë që kalon mbi det, duke e bërë atë trenin e parë me shpejtësi kaq të lartë, mbi ujë në vend.
Hekurudha e Kinës ka bërë të ditur se për të ndërtuar seksionet e hekurudhës mbi ujë, përdori robotë inteligjentë dhe çelik miqësor ndaj mjedisit, rezistent ndaj korrozionit.
Linja e re është vetëm një nga shumë projekte infrastrukturore të mbrojtura nga qeveria kineze në vitin 2016, kur u njoftua nisma hekurudhore “Tetë horizontale dhe tetë vertikale”.
Media shtetërore Xinhua vëren se transporti tokësor në provincën Fujian ka qenë sfidues për shkak të terrenit malor.
Provinca Fujian është gjithashtu me një rëndësi të veçantë, pasi është pjesa më e afërt e Kinës kontinentale me ishullin vetëqeverisës të Tajvanit.(CNN)
Ne titull shkruhet per shpejtesi shume te larte ne trenat nen uje, gje qe me cuditi shume, ndersa ne shkrim behet fjale per trenat qe levizin mbi siperfaqen e ujit, pra mbi ura. Ky rast nuk eshte i pari ne shtypin shqiptar, bile, eshte i zakonshem. Me sa duket, gazetat shqiptare kane persona te vecante, patjeter te specializuar, per vendosjen e titujve te artikujve te shkruar. Kjo s'ka ndonje gje te keqe, por, nje sugjerim do kisha une: mire eshte qe keta persona eksperte t'i hedhin edhe nje sy artikullit se c'eshte shkruar.
O gazetare leshi. Mbi uje, jo nen uje se na e bete trenin nendetese.
Mos u beni sikur nuk e dini. E dine qe ç'ke me të. Jane marifete te perhershme te redaksive keto, kudo në media qe te nxitet leximi i tyre, pra dhe klikimet, qe dmth te shtohen reklamat, që dmth te rriten te ardhurat....