Miqësia që u kthye në dashuri, Eneda Tarifa dhe Gent Lasku rrëfejnë historinë e tyre

29 Shtator 2023, 13:34Lifestyle TEMA

Miqësia që u kthye në dashuri, Eneda Tarifa dhe Gent Lasku

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë. Pas fotos së postuar në muajin Korrik nga pushimet në Santorini, çifti bëri publike marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Eneda dhe Genti ndanë disa detaje të historisë së dashurisë.

Aldo: Sa kohë keni bashkë dhe si ndodhi njohja? Ku e gjetët?

Eneda Tarifa: Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze…

Eneda Tarifa: Që të tjerët nuk e kanë besuar…

Eneda Tarifa: Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa i përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur.

Aldo: Si e pritën njerëz tuaj të afërm këtë lloj…  njerëzit që ju rrethojnë përditë, qoftë të punës, të fisit?

Eneda Tarifa: Si  e pritën…, nuk ka ndonjë çudi.

Eneda Tarifa: Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria.

Aldo: Ah keni qenë shhokë përpara?

Eneda Tarifa: Po  kaq, pastaj sa  i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan./tvklan.al

3 Komente

  1. H
    Humor Kinez

    Po Gent Lasku ca ka folur, se nuk ia paska lene njeri rradhen me duket ????

    1. L
      Lerini njerzit te jetojn jeten e tyre o Hale Medi

      _______________________

      1. E
        Edi

        Po ky rrocka ka folur apo, lere ce deshe thuaj ????

        Lini një Përgjigje