Melania Trump negocion për herë të tretë marrëveshjen martesore me Donald, kusht financat dhe pronat

29 Shtator 2023, 12:06Lifestyle TEMA
Melania Trump negocion për herë të tretë marrëveshjen

Melania Trump ka rinegociuar marrëveshjen e saj paramartesore me Donald Trump, përpara një fitoreje të dytë të mundshme në garën për Shtëpinë e Bardhë. 

Kjo është hera e tretë që Melania rinegocion kushtet financiare të martesës së saj, e cila fillimisht u hartua rreth kohës kur ata u martuan gati dy dekada më parë në 2005.

Në qendër, këtë herë, është një përmirësim i së ardhmes financiare të djalit të vetëm të çiftit, 17-vjeçarit Barron dhe kushte të favorshme edhe për të në para dhe pasuri të paluajtshme.

“Ajo e bëri atë në prapaskenë me ekipin e saj", tha një burim për New York Post.

Aktualisht, duke u përballur me katër padi për krime, ish-presidenti amerikan thuhet se ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh.

Lini një Përgjigje