FOTOT/ Interneti zbulon identitetin e "të dashurës" 10 vite më të madhe të Yamal

5 Gusht 2024, 17:27Lifestyle TEMA

FOTOT/ Interneti zbulon identitetin e "të dashurës" 10 vite


Lamine Yamal nuk ka humbur kohë mesa duket, për të gjetur dashurinë e re fill pas ndarjes nga Alex Padilla.

Por pas videos së bërë virale në rrjet, ku Padilla shfaqet në prehrin e një djali tjetër, 17-vjeçari i Spanjës vendosi që t’i jepte fund lidhjes me yllin e TikTok.

Nuk vonoi shumë që Yamal të gjente një romancë të re, të paktën siç besojnë fansat, teksa ylli i Barcelonës u fotografua pranë një vajze misterioze gjatë pushimeve të tij.

Mediat spanjolle duket se e kanë zbuluar identitetin e saj, e cila besohet se është e dashura e re e Yamal. Bëhet fjalë për Jacque Ligero, një tjetër yll i TikTok.

Gjithashtu bie në sy dhe “fiksimi” i Yamal për vajzat më të mëdha në moshë se ai, pasi është zbuluar se Ligero është 27 vjeçe, 10 vite më e madhe se sulmuesi i Spanjës.

Nga ana e dyshes ende nuk është konfirmuar asgjë, por pamjet e publikuara pranë njëri-tjetrit duket se i kanë bërë gjërat e qarta për fansat.

3 Komente

  1. G
    Godoi

    ky se ka shume te gjate!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Didani

      U be deti kos!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pickaxhiu

        Qi o Jamal katnari qi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje