
Ish-deputetja Rudina Hajdari, pas largimit nga politika duket se nuk e ka më prioritet të mbaj hermetike jetën e saj private.
Rudina bëri vetë publike lidhjen e saj të dashurisë, dy vite pas divorcit. Partneri i ri i ish-deputetes është Tan Kazazi, një producent dhe regjisor filmash.
Çifti këtë verë e kanë shijuar në maksimum dhe këtë gjë nuk kanë nguruar ta tregojnë as në rrjete sociale duke shpërndarë foto e video ku tregon se po kalojnë mjaft bukur ditët e nxehta të verës.
Së fundmi Rudina ka publikuar në Instagram foto me momente nga koncerti i Ermonela Jaho e cila ka qenë e shoqëruar me partnerin e saj të ri. Të veshur shumë elegeant ata kanë pozuar sëbashku duke marrë përsëri vëmendjen e rrjetit.
Kujtojmë që edhe pak ditë më parë çifti shijuan edhe festivalin “Sunny Hill Festival” dhe fotot e tyre si dy të sapo dashuruar u bënë virale kudo.
Lini një Përgjigje