FOTOT/ Kate Middleton shpenzon shifrën e “kripur” për daljen e fundit publike, detaji që nderoi Princeshën Diana

22 Nëntor 2022, 17:10Lifestyle TEMA

FOTOT/ Kate Middleton shpenzon shifrën e “kripur” për

Princesha e Uellsit, Kate Middleton dukej mahnitëse teksa mirëpriti sot Presidentin e Afrikës së Jugut në Britani.

40 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Princin William takuan Cyril Ramaphosa përpara se të udhëtonin në Paradën e Gardës së Kuajve për të parë një ceremoni mirëseardhjeje me Mbretin.

Princesha 40 vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë të Emilia Wickstead me vlerë 1720 £ dhe një çantë Mulberry prej 495 £. Kate u kujdes që t’i bënte një nderim dhe Princeshës Diana, duke mbajtur vathët me perla që i dhuruan të ndjerës para martesës së saj me Charles në 1981.

Kate ka qenë prej kohësh një fanse e fustaneve të Emilia Wickstead dhe i ka veshur ato në dhjetëra raste. Ajo gjithashtu mbërtheu në gjoks karficën me pendë të Dianës, që ia dhanë pas fejesës së saj me Charles.

 

 

Lini një Përgjigje