FOTOT/ Nga implantet e gjoksit tek botoksi: Yjet e Hollywood që janë penduar për operacionet e tyre

5 Gusht 2022, 17:31Lifestyle TEMA

FOTOT/ Nga implantet e gjoksit tek botoksi: Yjet e Hollywood që janë

Yjet e Hollywood-it kanë kërkuar prej kohësh sekretin e rinisë së përjetshme, ku shumë prej tyre po përdorin për të rigjeneruar lëkurën e tyre me ndihmën e disa kërmijëve të vegjël.

Jane Fonda ka zbuluar se është penduar për ndërhyrjet që ka bërë, e cila ka thënë se nëse do kthehej pas në kohë nuk do kishte bërë asnjë operacion plastik. Ndërsa 84-vjeçare e Barbarella tha për Vogue: “Kam bërë një ndryshim të fytyrës dhe ndalova sepse nuk dua të dukem e shtrembëruar. Nuk jam krenare për faktin që kam pasur një të tillë.

Tani, nuk e di nëse duhet ta bëja apo nëse do ta bëja, por si përfundim e bëra. E pranoj, dhe pastaj them vetëm, OK, mund të bëhesh i varur. Mos vazhdoni ta bëni atë”, raporton The Sun.

1) Victoria Beckham- Ajo prej vitesh e mohon nëpër media të ndryshme fakti se nuk ka bërë asnjë operacion plastic, derisa pranoi se ajo do bënte gjoksin. Ajo tha për Vogue në vitin 2011 se ajo kishte hequr implantet e saj.

2) Courteney Cox- Aktorja e filmi të famshëm “Friends” thotë se fiksimi i saj për të qëndruar e re e ka shtyrë atë të bëjë tërheqje në fytyrë, mbushje buzësh dhe shumë procedura të tjera. Ajo tha: “Nëse vazhdoni të bëni diçka në fytyrën tuaj, gradualisht do të vazhdoni të bëni edhe operacione të tjera që ju nuk i keni menduar”.

3) Leslie Ash- Në vitin 2002 të gjithë meshkujt talleshin me të për shkak se ajo kishte bërë buzët operacion, duke treguar edhe vështirësitë e atij operacioni. “Ky silikon artificial plastik është injektuar në trupin tim, ndërsa muskujt rreth gojës janë zëvendësuar. Kam pasur një injeksion steroidi, kështu që e zbuti pak, por nuk u largua kurrë”, tha ajo.

4) Cameron Diaz- Thashethemet për botox vazhduan në vitin 2012, ku aktorja u shfaq pa rrusha në fytyrën e saj. Por, dy vite më vonë në “The Body Book” teksa promovonte udhëzuesin e saj për shëndetin dhe fitnesin, ajo zbuloi se tani preferon një pamje më natyrale. “Më ndryshuan fytyrën time në një formë të çuditshme, dhe isha kundër se nuk doja të fukesha ashtu. Doja të dukesha sa më naturale”, tha ajo.

5) Jennifer Grey- Pas zbulimit të saj në filmin "Dirty Dancing" të vitit 1987, Jennifer iu nënshtrua një operacioni në hundë, të cilën e ndryshoi aq shumë sa edhe publiku nuk filloi ta njihte edhe aq shumë.

6) Linda Evangelista- Ajo dikur ishte një nga yjet më të paguar në pasarelat e botës. Por Linda pretendoi se ishte “shpërfytyruar tmerrësisht” nga një proçedurë e dështuar për humbjen e yndyrës në trupin e saj gjashtë vite më parë. Pas një padie prej 41 milionë funtesh kundër CoolSculpting, ish-supermodelja 58-vjeçare thuhet se ka mbetur "përgjithmonë e deformuar".

 

 

Lini një Përgjigje