“I kam mbajtur inat dy vite”, Fevziu kujton takimin e parë me Nënë Terezën

15 Nëntor 2023, 18:52Lifestyle TEMA

“I kam mbajtur inat dy vite”, Fevziu kujton takimin e parë me

Blendi Fevziu ka kujtuar takimin e tij me Nënë Terezën. Në një intervistë të dhënë së fundmi në “Tv Klan” Blendi ka rrëfyer historinë kur njohu Nënë Terezën dhe se si ai i mbajti asaj inat për gati dy vite.

Blendi Fevziu: Ka personazhe që i kam pasur të vogla ose ka personazhe të cilët ti i ke njohur në rrethana të çuditshme. Nuk e di, unë ta kam treguar historinë me Nënë Terezën, që është një nga mënyrat si e kam njohur dhe momentet e para kam qenë i nervozuar me të.

Rudina Magjistari: Jo, këtë s’e mbaj mend.

Blendi Fevziu: Nuk e di historinë?!

Rudina Magjistari: Është e rrëfyer këtu apo jo?

Blendi Fevziu: Është e rrëfyer në libër. Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo tha, nuk jap intervista për këtë gjë. Kjo që po vjen është një mrekulli, por po më fliste me gjithë pritje. Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Domethënë, në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie.

Duhet ta kemi parasysh, duhet të vendosemi në kontekstin që një i ri ta kuptojë sot. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm ishte një Avianova, avioni i vjetër që operonte për Alitalian, një herë në javë të shtunave. Na dhanë ushqimin. Ushqimi ishte një paketim plastik, ku ishte futur shumë bukur në një plastikë, si ato që ti merr në çdo kioskë. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh. Dhe ato ishin të gjitha në një kuti. Ne i morëm dhe i konsumuam. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut, shiko i them: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Thotë Shkullaku: ‘Mesa pashë unë ishte njëri aty kur erdhëm, që hëngri një ushqim dhe i kërkoi dhe një tjetër stjuardesës. I dha 2.’ Po mirë i thashë unë, po e fsheh njërin dhe po i kërkoj dhe një të dytë. E bëmë llogari që do merrnim nga dy. Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë.

Rudina Magjistari: Shiko, shiko.

Blendi Fevziu: Shiko, Nënë Tereza ka qenë shumë prezente në Shqipëri se tani duket si diçka e rrallë.

Rudina Magjistari: Tani është e shenjtë, jo e rrallë, tani është e shenjtë.

Blendi Fevziu: Edhe ishte ulur Nënë Tereza tek 2-shi. Sa erdhi stjuardesa që të shpërndante paketat, Nënë Tereza u çua, hapi një thes kaf nga këto që kemi sot për plehrat, po të madh fare, u afrua dhe tha: ‘Dio ti benedica, questi sono per i poveri’ (Zoti të bekoftë, këto janë për të vafërit!).

Na i mori ato dhe i futi në thes. Jo vetëm që ma mori dhe mua e Shkullakut e të gjithëve, por shkoi tek stjuardesa i mori dhe çfarë i kishin tepruar asaj edhe nja 8 racione të tjera. I mori në thes. I thashë unë Shkullakut: ‘Po më poveri (të varfër) se ne të dy këtu nuk ka’. Na e mori ushqimin, kështu që unë ika në shtëpi dhe nuk i çova gjë familjes, pasi i kisha lajmëruar që do u çoja bukë të bardhë. Moj nuk më dilte inati për nja 2 vjet. Se njeriu ka dhe disa projektime në kokë, kur mendon që do shkoja në shtëpi me ato dy plastikat, një mami një babi dhe nuk çova dot asgjë. Nuk e di kush e hëngri ushqimin tim në atë kohë në Shqipëri.

26 Komente

  1. U
    U shofshin zagaret e Lexhendes

    Zot fale çfare ke krijuar ! Te ben per te vjelle FANTOMASI .

    1. A
      Arsyeja e vertete duhet te jete tjeter

      Kur lexova titullin mendova se i ke mbajtur inat 2 vite,per arsye se nene Tereza shkoi tek varrezat dhe i vuri kurore tek varri i Enver qenit bashke me kucedren Nexhmije.Kjo po eshte nje arsye logjike dhe e drejte por jo per 2 cope sandwiç dmth per gjera koti buke te bardhe?! Ja ke fut or gazetar

      1. k
        k

        Egoçentrizmi injorant dhe patologjik I provinciallit, eshte I pasherueshem sepse fantazon se universi dhe njerezimi mendon dhe vepron vetëm duke patur parasysh ata.

      2. B
        Ben

        Ik or Kokelope se nuk je per te permendur Nene Terezen! Nga e ka kete megomalli ky picirruk kore aman? I duket vetja i rendesishem se ka nje program televiziv ne Shqiperi kur dihet se kush i zoterom keto TV dhe cfare programesh japin!

        1. E
          Emigrant

          Ky eshte njeri shume I ulet, i neveritshem dhe genjeshtar. Cfare kerkon te thuash me kete ti o gazetar i famshem qe pervetsove gjithe pronat e Toptanasve pa te drejte. Dhe nene Tereza kish mbetur pa u marre ne per gone e pa u poshteruar e beri Ky hajduti qe Po vdiste per pak buke te bardhe

          1. A
            Aleks Xinxa

            Njeri kot, vjen verdall dhe i qijne gruan dynjaja.

            1. I
              Idjot

              Sa forta ka me inorant të till., nuke kishte më të varfer se ju në Shqiprie në atë kohë?? More idjot ju, po udhtoni me avjone. Kurës shumica e Shqiptarve nuke kishin as një kashatë bukê për të ngrën. Për shkat të sistemit terrorist që Enver Hoxh terroristi, kishte ngritur në Shqiprie.

              1. C
                Cantarutti

                Ik o debil me keto tregime.Njeri me i ndyre se tjetri jeni.Thuaj qe ishit te dy Koqe kandari.Po sapunin dhe letren higjenike ne avion e morret me vehte qe te fshihnin bythen prinderit si te huajt.Kush eshte ai idiot qe shpenzon leke per te blere librin tend dhe te lexoj keto idiotesira.

                1. T
                  Tonin Cuku

                  Te jemi borgjli se kete histori po e tregon tani se ndryshe do rrezikoje shenjterimin e SAI

                  1. I
                    Ilir Llanaj

                    Do kene qene me mjalte shume sanduicet, se vet kjo histori ka shume sheqer.

                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      Ti Bledi nuk ben ti lash kembet NENE TEREZES, por vetem ti pish ujet kur ti lahen kembet Shenjtores. Mbake dhe inat ti fundrine...

                      1. V
                        Vlora1912

                        Ky paska mbaruar fare!!! Fabula e dites Fevziu i Mban inat Nen terezes per Dy Vite rresht!! A thua se po flet per Sander Pall Frangaj, i mbajti inat e si foli me goj per dy vite rresht!!! Po me e bukura eshte kur i referohet vetes dhe i thot ridines se ai, i madhi kokloqe Fevziu, e paska treguar kete histori ne nje nga Bestsellerit e tije te shumt, ne versionin Kinezce.......Kjo nuk eshte per te qeshur. Kjo eshte per te uluritur. Kur Fevzo paraqet kete nivel Megallomanie, cfar pret nga Edvin Rama, Salih Birrisha Luluzim Palla e ilir muta.. Mjer ky Vend me keta njerz fallco e te shperfytyruar, te paturp e te pander, te pa din e iman, injorant deri ne Arrogance, qe i kan hipun ne kurriz e se len te beje Hap perpara.

                        1. G
                          Gimi i Gaqos

                          Hahaha. Lypsar muti.

                          1. D
                            Debatiku

                            Intervistë paçavure, mendje sallatë, ngjit nëpër studio si marmalatë, vetëm gomerët thonë bën gallatë. Pastaj kur shokohet që nuk i kanë lexuar dhibrat e blendifev ziut ... I paparë...

                            1. G
                              Gimi

                              Sa turp per ket gjoja gazetar

                              1. K
                                Ky eshte nje mbeturine si shume te tjere !

                                Ore ha ska njeri tja fusi nje te beshtyre ketij mti qe ben bla bla bla. Do zoti me bie mua rradha ta shikoje njeher ne rruge tja g´fusenje gelbaze ketij miu kriminele ordinere..

                                1. K
                                  Ky eshte nje mbeturine si shume te tjere !

                                  Ore ha ska njeri tja fusi nje te beshtyre ketij mti qe ben bla bla bla. Do zoti me bie mua rradha ta shikoje njeher ne rruge tja g´fusenje gelbaze ketij miu kriminele ordinere..

                                  1. E
                                    Eda

                                    Pupupupu.... Si nuk hap nje grope e te fshihet brenda ky njeri... Boo sa qenie e ulet qenka!!!! Me vjen per te vjelle nga njerez te tille... sa turp ta kesh bashkekombas kete pleher! l paska mbajtur inat dy vjet Nene Terezes per ushqimin e avionit! Mortje! Edhe krimbat e tokes kane me shume dinjitet se ky njeri... tmerr!!!

                                    1. D
                                      Down with fevzshkull

                                      Nene Teresa, nuk ishte e tille figure e personazh, qe ajo vete, me qese plehrash ne dore, te cohej e te merrte si sekuestrim ushqimin e gjithe avionit! Mund t’i dergohej nga vete ata , te gjitha kompanite e avioneve te botes ne qendrat e saj humanitare, Por Fevziu dhe Shkullaku, duke pervetsuar me shume ushqim avioni se u takonte, kane patur fallco pershtypjen se nuk po benin mekat, se “qenkerkeshin shqiptare te vobekte”! ……pastaj te dy kane menduar tja tregojne si barcalete njeri tjetrin. Ne subkoshiencen qe “ nxjerr barku, cfare ka bardhaku “, ata e urte in Nene Terezen, Humanisten e madhe te cmimit Nobel, pse ishte takuar ne ate kohe me udheheqesit e PPSH , akoma ne fuqi. …..dhe e pershkruan Shenjtoren e vetme me origjine shqiptare, sikur vjen verdalle me qese plastike ne dore, duke “ grabitur “ Fevzinjte” dhe “ Shkullaket”!

                                    2. K
                                      Komentuese

                                      Turp i madh. Po ky Fevzua a i beson vete keto genjeshtrat qe shkruan? I shemtuar ne pamje , ta shpif, po aq dhe ca me shume i neveritshem ne ato qe nxjerr nga goja- hale????????????????????

                                      1. P
                                        Prostituta Kombetare Sali

                                        Duhet te jesh idiot i lindur te tregosh kete histori! Me te marre ne qe presim filozofi nga Magjistari dhe Fevziu! Interesante do jene bisedat mes Fevziut, Karmines, Qim Pekes, Edi Palokes!

                                        1. X
                                          Xhaviti

                                          Intervistojne njeri tjetrin Po kjo Rudina pse bertet kaq shume kur interviston Skam pare ndonje tjeter te flase si intevistuese me ze kaq te larte Kujdes moj Rudina se po hyn ne librin Guiness

                                          1. G
                                            Gimi i Gaqos

                                            Kaq e pat edhe ky kokelopa...iku!

                                            1. S
                                              Shqiperi-turky

                                              Ky eshte nje superlegen oriental.Kot nuk e ka koken si byth.

                                              1. S
                                                Shkurrullaku dhe i ziu

                                                Jane sjelle me makinacionet,qe’kane bere,si dy hajdut ordinere,,bashke me kete surrat balten shkurrullakun.Po kete lloj hajdutlleku,ata e ushtrojne dhe ne punet e tyre,por ne menyre me te rafinuar.

                                                1. N
                                                  Niku

                                                  Si tha Lipi "Ne do te mallkosh njeri i thuaj "te roitte gruaja/burri ne kete moshe". Cfare luthi, i mbajti 2 vjet meri Nene Terezes pse i mori sanduicin. You can take the guy out of the village, but can't take the village out of the guy.

                                                  Lini një Përgjigje