Kreu i Wagner: Në Bakhmut po luftohet ashpër, ukrainasit nuk po tërhiqen

5 Shkurt 2023, 15:20Lifestyle TEMA

Kreu i Wagner: Në Bakhmut po luftohet ashpër, ukrainasit nuk po

Në zonën veriore të Bakhmutit në Ukrainë, "lufta e ashpër po zhvillohet për çdo rrugë, shtëpi, shkallë" dhe "ukrainasit nuk po tërhiqen askund". Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i kompanisë mercenare Wagner, Yevgeni Prigozhin duke mohuar raportimet e qarkulluara në mediat ruse sipas të cilave trupat e Kievit janë në tërheqje nga qyteti në Donbass.

 "Ata po luftojnë deri në fund," përsëriti ai.

"Unë po sqaroj situatën - shtoi ai në një shënim të raportuar nga Tass -. Forcat e armatosura ukrainase nuk po tërhiqen.

Ata po luftojnë deri në hendekun e fundit. Në lagjet veriore të Bakhmutit ka luftime të ashpra për çdo rrugë, çdo shtëpi”, tha ai.

“Sigurisht, është mirë që mediat shpresojnë në tërheqjen e ukrainasve, por kjo nuk ndodh në lagjet veriore, jugore apo lindore”, përfundoi ai.


Të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, siguroi se ushtarët e tij do të luftonin për aq kohë sa të mundeshin, por gjithashtu pranoi se situata po ashpërsohej.

Ditët e fundit kanë mbërritur përforcime për trupat ruse të grumbulluara rreth qytetit. Në rast të një pushtimi, do të ishte objektivi i parë strategjik madhor i arritur nga ushtarët e Moskës që nga vera.

Lini një Përgjigje