Policia e Kosovës shpall në kërkim reperin Noizy: Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij

5 Gusht 2024, 19:59Lifestyle TEMA
Policia e Kosovës shpall në kërkim reperin Noizy:

Me anë të një deklarate, policia e Pejës bën të ditur se ka shpallur në kërkim reperin e njohur shqiptar Rigels Rajku, i cili njihet me emrin e artit Noizy, si dhe një tjetër person.

Ata akuzohen se kanë dhunuar një person në një lokal nate në Pejë.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e  kërkuar janë:

1. Rigels (Bashkim) RAJKU  i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.

2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI   i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

“Lёndim i rёndё trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, mbyllet njoftimi i policisë.

5 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Nuk e kuptoj, perse Noizy ja ben vetes kete!?Ta quash pa pjekuri, eshte pak.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      shikoja pamjen, mbetje arabo-jevgu.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qetsori

        se eshte rrote kari ?

        Përgjigjjuni
      2. T
        T

        Po malok mo nga dursi nga dibra nga fshati I humbur I fshatit prizren ky tjetri pun kafshësh aty e kan qejfin the gjaku te sharia te poshterimi.

        Përgjigjjuni
        1. K
          King D

          U nis dje per dubaje lepurushi.. haa.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje