Sergio Ramos habit fansat: nis karrierën në muzikë me këngën e parë

1 Shtator 2025, 09:03Lifestyle TEMA
Sergio Ramos habit fansat: nis karrierën në muzikë me

Ish-ylli i Real Madridit, Sergio Ramos, ka surprizuar ndjekësit e tij duke njoftuar publikimin e kenges së të tij të parë 'solo'.

Mbrojtësi 39-vjeçar, një nga futbollistët më të dekoruar të epokës moderne, këtë vit u largua nga Sevilla dhe iu bashkua skuadrës meksikane Monterrey. Ai ka pasur një fillim të mirë në Meksikë, me tre gola në 12 ndeshje, ndërsa ekipi i tij kryeson kampionatin.

Por duket se ambiciet e Ramosit shkojnë përtej fushës së futbollit. Të shtunën ai njoftoi se po debuton në muzikë me këngën “Cibeles”, e cila do të publikohet më 31 gusht në të gjitha platformat muzikore. Titulli i referohet sheshit të njohur Plaza de Cibeles në Madrid, ku Ramos festoi shumë nga triumfet e tij me Los Blancos.

Kënga shoqërohet edhe me një videoklip, ku ish-kapiteni i Spanjës shfaqet duke kënduar me rruzare në dorë, ndërsa në ekran kalojnë momente të karrierës së tij në futboll. Në fragmentin e ndarë në rrjetet sociale, Ramos këndon në spanjisht me vargje që duket se lidhen me ndarjen e tij emocionale nga Real Madridi në vitin 2020:

“Ka gjëra që s’t’i kam thënë kurrë, ende më dhembin. S’kam dashur të largohem, por ti më kërkove të fluturoja.”

Debutimi muzikor i Ramosit ka ngjallur reagime të përziera në rrjete sociale. Disa fansa e përgëzuan për guximin, ndërsa të tjerë e kritikuan:

“Vështirë të kuptohesh edhe kur flet, e tani na dole këngëtar,” shkroi një përdorues.
Një tjetër shtoi: “Zot, çfarë është kjo?”
Ndërsa një koment ironik thoshte: “Duhet të dish kur të mos përpiqesh të jesh gjithmonë personazhi kryesor.”
Megjithatë, videoja e tij arriti mbi 5 milionë shikime brenda 24 orëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Lini një Përgjigje