Shkodrani në listën e të rinjve më të suksesshëm në botë, krijoi kriptovalutë me vlerë 4 mld $

2 Dhjetor 2022, 09:22Lifestyle TEMA

Shkodrani në listën e të rinjve më të suksesshëm

Shqiptari Kevin Sekniqi është përzgjedhur në listën e “Forbes” si një nga 30 personat nën 30 vjeç me sukses në fushën financiare e të zhvillimit ekonomik.

I riu nga Shkodra është i njohur si bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, ai shkruan Forbes ka luajtur një rol kyç në krijim e Avalanche, një blockchain (sistem me transaksione kriptomonedhash).

Tashmë ky sistem numëron mbi 3 milion përdorues teksa ka monedhën e saj virtuale AVAX, një kriptomonedhë me vlerë 4 miliard dollarë në treg, shkruan Forbes.

Ky është rasti i të rinjve shqiptarë në mbarë botën që jo vetëm studiojnë dhe formohen profesionalisht jashtë vendit, por arrijnë një sukses për të cilin ndihemi krenar.

2 Komente

  1. i
    illyrian

    Çudi që suksesin e arrijnë vetëm jashtë vendit, do të thotë ndonjë gjë kjo për bashkatdhetarët e tij apo jo....

    1. M
      Mirmroma

      Krenare për skema piramidale. Bravo.

      Lini një Përgjigje