U dënua me burg pasi falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit, Rudina Dembacaj reagon për herë të parë

8 Dhjetor 2023, 16:13Lifestyle TEMA

U dënua me burg pasi falsifikoi firmën e ish-burrit për të

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj ditën e sotme ka reaguar për herë të parë pasi u dënua nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, për shkak se falsifikoi firmën e ish-bashkëshortit të saj, për të nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit.

Sipas burimeve për “Zëri” aktores së humorit dënimi i është konvertuar në 80 orë shërbim prove.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, Rudina ka bërë një shkrim të gjatë duke treguar sfidat që kalon çdo grua.

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht.
Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.

“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim” – ka shkruar aktorja krahas disa fotove.Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re, prej disa vitesh ajo është e martuar me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

3 Komente

  1. H
    Hekuran

    Si erdhi koha! Tashi te falsifikosh firmat nuk quhesh me falsifikator. Tashi quhesh njeri qe lufton per dinjitetin e vet. Dikur kur merrje denim me burg gjith fisi turoerohej Tashi del vet i denuari e te ben moral si standart dinjiteti. E marrin edhe portalet pastaj dhe e shumfishojn palaçollëkun

    1. p
      pilo Lala

      Kjo femer do perfundoj keq. Ky djali qe ajo ka nje vajze nuk e zdjodhi kete femer, ishte ajo qe e piketoi per tu martuar. Ajo kujton se eshte martuar me nje kriminel, dhe mund te bej cte doje me burrin e pare. Gabohet, edhe ajo , edhe Frroku. Ata tani te dy jane te skeduar si shkeles te ligjit, dhe e kane deren e burgut hapur. Ai postim i saj, do i kushtoje shume. Ne vend qe te kerkonte falje per gabimin, ajo luan te fortin, mbase do i vrasi ndonje njeri te familjes ish-burrit, sic reagon cdo malok kokebosh ne keto raste.

      1. N
        Niku

        Mire o mire, po c'lidhje ka dinjiteti yt si femer me falsifikimin e firmes? Ceshtja eshte e thjeshte; e bere apo s'e bere falsfikimin, s'ka te beje budallalleku qe shkruan ti gjasme se te kane rene ne qafe. Nejse, ka gjetur tenxherja kapakun. Burri yt ka bere burg, edhe ti ne ate rruge ishe, po heren tjeter do te te rrasin brenda.

        Lini një Përgjigje