Aktorja e njohur e industrisë së filmave për të rritur, e njohur me emrin artistik John Dough, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 24-vjeçare.
Emri i saj i vërtetë ishte Lina Bina, dhe ajo ishte me bazë në Florida.
Lajmi i ndarjes së saj nga jeta u konfirmua të martën e kaluar, por shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik nga autoritetet ose familjarët.
Pak ditë para vdekjes, Lina kishte bërë një postim në platformën X (ish-Twitter), ku shkruante:
“Më vjen keq që u zhduka, po kaloj shumë gjëra të këqija.”
Një mesazh që sot tingëllon edhe më i rëndë, në dritën e ngjarjes tragjike.
Lina ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, ku kishte mbi 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, si dhe një llogari në OnlyFans. Vdekja e saj ka tronditur ndjekësit dhe komunitetin online, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.
Lini një Përgjigje