VIDEO/ Gruaja shfaqet e zhveshur në emisionin e mëngjesit në Britani: Pse shqetësoheni?!

30 Maj 2023, 16:57Lifestyle TEMA

VIDEO/ Gruaja shfaqet e zhveshur në emisionin e mëngjesit në

Një grua që u shfaq e zhveshur në një emision britanik të mëngjesit ka shkaktuar shumë debate.

Helen Berryman, nga Britania e Madhe u shfaq në Good Morning Britain të ITV këtë mëngjes për të diskutuar për njerëzit që e shohin nudizmin egoist dhe skandaloz.

Në panel ajo diskutoi me ekspertin e kulturës dhe standardeve Nick Edd.  Të dy folën për një incident të fundit në Liqenin Hampstead Heath në veri të Londrës, ku stafi thirri policinë për zhveshjen e një vajze.

Për të sfiduar Helen vendosi të shfaqej në panel lakuriq. Ajo tha: “Me të gjitha gjërat që po ndodhin në botë tani, a jemi vërtet kaq të shqetësuar nga një trup lakuriq që bën banjo dielli në një cep të qetë të një parku?”

Si përgjigje, Ed deklaroi se ishte “absolutisht” i shqetësuar nga mendimi i njerëzve që bënin banjë dielli lakuriq.

Megjithatë, Helen pyeti pse publiku i gjerë duhet të ofendohej nga një shfaqje e zhveshur, më pas bëri shaka se ata mund të “fyheshin” nga ngjyra e këmishës së intervistuesit të saj.

1 Komente

  1. A
    Asgje te keqe s'ka mer yahoo !

    Natyrishte qe per Femren nuk ndryshon asgje ne nji ambjent Nudo ,por Mashkulli mundet t'i rrebelohet Muskuli dhe kerkoj ngushellim ne fole

    Lini një Përgjigje