VIDEO: Këngëtari i njohur largohet nga intervista live dhe i kthehet gazetarit: I paedukatë

21 Nëntor 2022, 13:14Lifestyle TEMA

VIDEO: Këngëtari i njohur largohet nga intervista live dhe i kthehet

Këngëtari kolumbian Maluma është larguar gjatë një intervistë live pasi gazetari tha se ai mund të akuzohej për përkrahjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut nga Katari. Gjatë transmetimit në televizionin publik izraelit, Maluma u pyet nëse ai nuk i kishte problem shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend, pasi Shakira dhe Dua Lipa refuzuan të merrnin pjesë në Kupën e Botës për këtë arsye.

“Është diçka që nuk mund të zgjedh, unë erdha këtu për të shijuar jetën,për të shijuar futbollin, nuk është diçka që unë dua të përfshihem”, u përgjigj Maluma

Ndërsa gazetari këmbënguli se kjo është diçka që njerëzit mund ta mendojnë, Maluma u largua duke e quajtur atë “të pasjellshëm”.

4 Komente

  1. P
    Petrit

    Nuk ka pyetje te keqe, por ka pergjigje te keqe.

    1. t
      toni montana

      Shume sakte ke folur Petrit. Gazetari ka per detyre te beje keto pyetjet e veshtira, se ndryshe nuk quhet gazetar por propagandist! Sic kemi shume neper shqiperi dhe i shohim ne port(h)ale lloj-lloj. Ne SHBA do te thuhej "throwing softballs" pra qe u jep pyetje-jo-pyetje me 0 vlere investigative por vetem per te nxjerre anet pozitive. Dhe konsiderohet niveli "llum" i publikimeve.

    2. .
      ...

      Ka pyetje idiote dhe pergjigje dinjitoze. Gazetari nuk pranonte pergjigjen korrekte te kengetarit, pasi sipas llogjikes se tij idiote ai sduhet te kishte ardhur ne Katar per problemt qe ai shtronte. Nqs ishte kjo gjendje atehere perse FIFA organizoi kete kupe Bote ketu? Maluma ka ardhur aty si dhe gjithe tifozet apo pesonalitetet e tjera te artit dhe sportit

      1. t
        toni montana

        FIFA e organizoi kupen e botes ne katar vetem per perfitimet personale me rryshfete qe jane vertetuar ne gjykata nderkombetare. Prandaj edhe FIFA kishte shume ndryshime te stafit te larte si psh Sepp Blatter sepse u denuan me heqje detyre. Katari ka shkelur pafund prej premtimeve qe beri kur propozoi kupen e botes, psh: stadiumet me ajer kondicionim per te gjithe tifozet, konsumi i alkoolit ne stadium (vetem lejohet ne suitat VIP), akomodimi i pershtatshem (175 pound nata per 1 barrake refugjatesh) etj. Katari nuk e mori kupen e botes per shkak te kultures se futbollit por vetem sepse kane shume shume leke dhe korruptojne. Kerko per "sportswashing" nqs di anglisht qe ta kuptosh kete fenomen.

      Lini një Përgjigje