
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se nuk e sheh veten si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu u shpreh se opozita ka nevojë për figura të reja.
“Jo aspak. Nuk e shoh veten si kandidat. Jam te ai pozicion që, mendoj që roli i lidershipit politik të opozitës është që të luftojë në mënyrë të bashkuar për të ndryshuar këtë regjim, por që duhet t’i japë mundësinë, të hapë krahun për atë qeverisje që ka nevojë vendi.
E them fare hapur, ka ardhur koha që ne duhet t’i kthejmë rinisë shqiptare, atë që rinia shqiptare na e dha në vitin 1990. Të drejtën e tij për të qeverisur, për të qenë pjesë e politikës dhe për të drejtuar qeverisjen e vendit”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Mediu deklaroi se nuk ka ndërhyrë në negociatat që po zhvillohen midis Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore.
o pika ky eshte per burg ju i beni qejfin,aeriozisht jemi per gjynaf me keta gazetare
Cfare kanditati thoni ,ky nuk fle naten ,pret kur do ta arestojne ju thoni kryetar bashkie ,po mund te behet kryetar por ne Reç
PL OSE PIDHI I LIRISE
Ky nuk ka asnje votues ju e pyesni per kryetar bashkie.
Mos o Mero se na hape barkun me kete lloj te qelbur politikani, nuk ja vlen as si lajm.