Çfarë kërciti në negociatat Bardhi-Paloka!

19 Tetor 2022, 19:30Politika TEMA

Çfarë kërciti në negociatat Bardhi-Paloka!

Nga Ylli Pata

Logjika e përgjithshme e opozitës që ata të kenë një kandidat e jo disa në zgjdhjet e përgjithshme vendore të vitit të ardhshme është jo vetëm legjitime, por edhe pragmatiste.

Opozita nuk ka përse del me kandidatë të ndarë, pasi këtë “dhuratë” skandaloze na e ka sjellë Sali Berisha që në vitin 2003 insistoi që në zgjedhjet shqiptar bashkiake dhe parlamentare, të hiqet standarti francez i balotazhit që ishte përdorur në Shqipëri deri në vitin 2001. Që do të thotë, ai kandidat që nuk merr dot 50% plus 1 të votave shkon në balotazh. Findlandezi Osmo Liponen që drejtonte atëherë misionin e OSBE-së pranoi logjikën bipartizan që Jemin Gjana dhe Kastriot Islami e sillnin si propozim i përbashkët. 

Që në fakt është një ide zgjedhore relative. Që gjithmonë nxjerr fitues atë kandidat që ka mbështetjen më të madhe të militantëve, por që nuk ka arritur të jetë fitusi absolute i garës. Megjithatë ky është aspekti taktik, pragmatik i konceptit që ka bërë sot opozitën që të shkojë drejt bashkimit. Që realisht duhet të ishte dhe të jetë Alfa e logjikës politike të të gjithë atyre forcave që nuk e duan këtë mazhorancë që të marrë sërisht bashkitë e vendit.

Po kush do ta prezantojë dhe përfaqësojë aleancë politike të opozitës në zgjedhjet lokale. Në rastin aktual, Sali Berisha hiqet si drejtus i PD-së, i cili do të bëjë aleancat adekuate me Metën, Shehin, Dukën, Ndokën etj. Aleatë që nuk kanë të gjithë të njëjtin opinion për koalicionin me doktorin.

Por nëse ne do të kemi në zgjedhjet e ardhshme një koalicion të doktorit plus të tjerët, çfarë roli kanë Alibeaj dhe Bardhi, si fuqi e rëndësishme potenciale e opozitës.

Natyrisht jemi në fillimin  e negociatave, të cilat sipas të gjitha gjasave janë të ndikuara nga fakti i kryer i Berishës që ka vendosur se çfarë do të imponojë në fund. Ai do të jetë “Baba” i opozitës. Po a e pranon Bardhi e Alibeaj këtë fakt, plus që pas dere është Ilir Meta?

Shumë nga zërat opozitarë sot sulmojnë çdo zë kritik që flet për konfogurimin e opozitës, pasi sipas tyre e rëndësishme është që Sali Berisha ka qenë dhe është pro bashkimit. Por problemi politik i opozitës është pikërisht Sali Berisha, plus Ilir Metën. Të cilët ederi më sot kanë tentuar të tregojnë se kanë fuqinë mbi opozitën, e Bardhi e Alibeaj janë zero. Po përse sot i luten atëhrë? 

Alibeaj e Bardhi kanë pushtetin moral dhe politik të opozitës, e cila në pjesën më të madhe të saj nuk e do as Berishën as Metën, por qarqe pro tyre duan të impnonojnë një fakt që nuk ka qasje në realitet. Megjithatë duhet thënë se nga pesha që Berisha e Meta do të knë në koalicionin opozitar, do të varen edhe rezultatet e zgjedhjeve. Nëse fitojnë ata do të kërkojnë që të kenë akses në aleancën opozitare për zgjedhjet parlamentare. Nëse humbin do të fajësojnë Edi Ramën se i ka vjedhur zgjedhjet. Si gjithmonë…

9 Komente

  1. K
    Ku është problemi këtu?

    Bashkim pa lidhje. Saliu ka bazën e PD. AliBashët mund të kenë vulën me ndihmën e drejtësisë së Ramës. Po të ishin zgjedhje të përgjithshme parlamentare edhe mund të kishte ndonjë bashkim fiktiv nëse Saliu do i vinte AliBashët në lista të sigurta për deputet. Tani bashkimi duket më shumë si justifikim për humbjen që mund t'i presë.

    1. L
      Let'qihen

      Aaaaaaaaaaaa s'u qin ne bythe me njeri tjerin ? Heh ,per cfar u takuan idiotat pastaj ! Shkoni mer qihuni e pastaj dilni perseri ne medie . Cjan kto abuzime me Lajmin bre Burra ! S'ban keshtu bre Pedera

      1. F
        Fabrika e Zenit do ndihme. pra fiton Saliu.

        Bajga Sali dhe kopeja e tij duhet te llogarisin sa kane vjedhur e si do te mbrohen.Renia e kafshes se eger me emrin Sali i hape rrugen edhe te gjatit ta leshoje karrigen Brenda nje kohe te shkurter.I kemi provuar e sterprovuar ne keto 30 vitet e hajduterise demokratike.Mendoj se estet MJAFT. Po nuk u largua i biri bariut nuk iken ai tjetri. Sa me shpejt ti levizim este per te miren e vendit dhe tonen.

        1. F
          Fatmiri

          Me te vertete mendoni se keto dy personazhe grotesk mund te ngulin gozhda ne mure!?!?

          1. B
            Bushi. (B.Shametaj) New Jersey

            Vendin tone e ka mare lumi nga i pari tek i fundmi. Se pushtetin e mendojne sa para do perfitojne.Fukarai eshte sojli por barkderi s'do t'ja dije. Engjellor thone se jane, por me thas e duan parane.Mjere o popull ku je ti, deri dje deshe liri, dhe tani gjoja e ke , nuk bene larte se hajdut ke. Nuk pret koha duke qare, por me mire per tu menduar. Kush ka vrare e kush ka prere ,e keqja u mbifte ne dere. Bushi

            1. Q
              Qëndron, qëndron një problem ketu

              Nè fakt, aleanca që ka bërë Lali Eri me Doktorin është e qartë dhe mëse e dukshme. Kjo do konstatohet dhe për bashkinë e Tiranës, ku palët kanë rënë dakord të vendosin një kandidat skandaloz të dobët, vetëm e vetëm që Lali Eri të jetë i qetë. Po ku është problemi këtu, po ka një problem realisht, pasi Ulaj, Mane, Geci, Beshiri, etj kanë marrë leje ndërtimi, bile dhe Abi Malltezi mori 2 leje nga 27 kate, Beshiri/Zeni morën 9 leje pallatesh në Laprakë, janë në përfundim bile një pjesë dhe tani janë më të qetë kur Lali është në krye, jep leje, këta i bëjnë pseudo opozitë atij që t'i rrisin pikët e të bëhet faktor derisa të kaloj Kryeministër. Rëndësi për Doktorin ka vetëm që ai të jetë në krye të opozitës dhe pa marrë puahtet. Nga krahu tjetër, Ramës nuk është se i pëlqen kjo gjë, por të paktën në këtë mënyrë është i qetë, Kastrati/Mane/Ulaj janë garant. Ky i fundit mori fitoj tender për një rrugë 217 milion euro (Doktori pas). Duke garantuar këta të fundit, duke i kënaqur të tjerët me leje pallatesh, ai qëndron i qetë deri në fund të mandatit. Doktori, premtoj opozitë të fortë, protesta, po ku janë? Nuk ka, po dhe nëse do ketë, do financohen nga Ulaj, Kastrati, Mane etj, ose ndryshe të njëjtit njerëz që bëjnë Pozitën, do bëjnë Opozitën, dhe në këtë mënyrë ndonjë protestë e vogël sa për të ngritur pikët e kundërshtarit do të bëhet, por kur të kërkohet ndonjë tjetër tender ose tjetër leje ndërtimi. Doktori është turpi i këtij kombi, masakroj Opozitën e vërtetë, shiti kauzat, mashtroj njerëzit dhe u krye në origjinë, atë të një ahkerdhato/komunisti të degjeneruar.

              1. V
                Vranakonti

                Po,po,keshtu do te ndodh. Opozita e Saliut e Metes dhe e Alibeut nuk do fitojn dhe kjo eshte e sigurt,por ata nuk kane per ta pranuar kurre humbjen dhe do vazhdojne avazin e mukjes, EDI RAMA NA VODHI ZGJEDHJET.Me kete motiv kane dale dhe jane justifikuar gjithemon ata para elektoratit te tyre nga frika e ndoje revolte brenda opozites.

                1. H
                  Himarioti

                  Pathoka përfathuethi Berithës?

                  1. R
                    Rama fiton përsëri

                    Hienat e sali qenit dhe likedudumit me atmir medih kondakqien po mprehin dhëmbët për të marrë pushtetin, se u janë pakësuar ato, që vodhën deri në vitin 2013 dhe nuk u dalin llogaritë... Palopedaleshkot e shikut dhe salejut po kërkojnë 200% ngritje rroge dhe po lënë studentët pa mësim! Këta palaço duan gjobë, largimin nga puna dhe hurin! Kështu nuk ecet përpara. Pa e zgjatur më tej, sëbashku apo veç e veç, opozita e rrumpallës dhe e rublave fiton leshin. Përsëri fiton Rama.

                    Lini një Përgjigje