A janë të intimiduar nga politika? Kryetarja e Gjykata Kushtetuese: Do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore

5 Shkurt 2024, 11:36Politika TEMA
A janë të intimiduar nga politika? Kryetarja e Gjykata Kushtetuese: Do

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e pyetur nëse janë të intimiduar nga politika, tha në konferencën për gazetarët se ata bëjnë përpjekjet maksimale për të punuar në mënyrë hermetike.

Zaçaj u shpreh se do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore.

“Nuk është fenomen vetëm shqiptar, sa herë takohemi me kolegë nga vendet e rajonit dhe europës, apo edhe matanë oqeanit thuhet njëjta gjë se janë vendime që mbartin interes publik, vijën edhe në kuadër të kauzave të caktuara politike.

Do e ngrija problematikën në një nivel më të lartë. Ne po përjetojmë një situatë që tregon gjqësorizimin e politikës. Çdo ligj vjen dhe atakohet në GJK , ka bërë të zhvendoset diskutimi politik në debat gjyqësor.

A jemi ne të intmiduar. Bëjmë përpjekjet për të funksionuar në mënyrë hermetike, do kurajo të japësh edhe vendime që nuk janë popullore, postual i thënë nga gjyqtarë që kanë bërë këtë punë gjithmonë.

Kur jep vendimin duhet të zbohesh në ligjshmëri dhe jo sa popullor është ky vendim. Për ne është e rëndësishme të shohim kushtetutën. Gjykata flet me vendime, nuk komenton dot përtej vendimit”, tha Zaçaj.

2 Komente

  1. M
    Malokeria

    "intimiduar.." ..ha....ha....Keta jane bashkefshataret e Sali shpellarit. Maloket e shpellave, qe deri dje flinin med bageti, u bene "gazetar", mesuan dy fjale anglisht dhe i perdorin ato pa i bere syri drite. Ndersa Merua nuk ka asnje kontroll si dhe cfare shkruehet ne gazete. Ne vendet e zvilluara shkrimet kalojne kontrollin e cilesise perpara se te botohen. Por kjo nuk ndodh ne gazetat e Albaniztanit.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gabriel

      O idiote! Guximin për vendimet jopopullore duhet ti guxojë qeveria, Ju çdo vendim duhet ta merrni popullor, se aty buron drejtësia! Ku na i kanë vënë këto lopë në krye të drejtësisë!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje