Çështja “Beleri”, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ka kërkesë për përshpejtim të procesit

5 Shkurt 2024, 10:38Politika TEMA
Çështja “Beleri”, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese:

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për shtyp, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

E pyetur nëse është marrë në shqyrtim çështja e kryebashkiakut të zgjedhur, por jo të betuar të Himarës, ajo u përgjigj se çështja ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, është duke u përgatitur, por ende nuk është gati.

Ajo shtoi se nuk ka asnjë kërkesë për përshpejtim të procesit. 

“Në 28.09.2023, gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne nuk kemi filluar ende, po shqyrtojmë akoma çështje të majit. Është duke u përgatitur. Nuk ka ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët në proces. Kur relatori i çështjes të jetë gati gati, do të mbahet seanca“, tha Zaçaj.

 

 

 

Lini një Përgjigje