Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS: Të enjten votojmë marrëveshjen me Italinë për emigrantët! Pranojmë propozimet e opozitës për Amnistinë Penale

5 Shkurt 2024, 11:04Politika TEMA
Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS: Të enjten

Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste teksa pasdite pritet të zhvillohet seanca planare.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjte kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.

Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arritet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

2 Komente

  1. K
    Kujdes Salianjin

    Haram po falet Salianjin.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh sa kom qesh

      Nuk eshte Amnisti per deputetet e perjashtuar, por per burgaxhinjte t'i lirojne para kohe e t'i perdorin si patronazhiste per zgjedhjeKalojne ne votim marreveshjene e Ed Droges qe po nxin Shiperine me jevgj dhe po debon shqiptaret e hajde per t'u bere qejfin carave tye PD u mirotojne ndonje propozim pa qeder per PS. Cilen nga ish grate e Edit ka ky cari Cuci ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje