A ka marrë Lulzim Basha para nga Rusia? Përgjigjet Roland Bejko

15 Shtator 2022, 21:10Politika TEMA

A ka marrë Lulzim Basha para nga Rusia? Përgjigjet Roland Bejko

Ish-deputeti i PD-së Roland Bejko u shpreh se nuk mund të thuhet me siguri nëse Lulzim Basha ka marrë para nga Rusia.

Sipas tij duhet pritur një deklarim zyrtar nga SHBA-ja dhe nëse kjo ndodh sigurisht është sepse bëhet fjalë për një të vërtetë.

“Ashtu siç për zotin Berisha deklaruan zyrtarisht non gratën duke dhënë dhe argumentet, kështu dhe për zotin Basha. Sepse del dikush aty, një person që nuk do të deklarohet dhe të ngelet anonim është gjysmë e vërtetë sepse i jep një lloj legaliteti Zëri i Amerikës,” – u shpreh Bejko.

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.

Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

2 Komente

  1. R
    Rrace e keqe

    Antipatik komplet me ate fytyre shkerdhate dhe vese gruaje. Rrace e poshter, plehre

    1. T
      Taulant

      si puna e ketij jane te gjithe drejtuesit e PD-se, laskare dhe te felliqur, anti amerikane dhe filo ruse; te gjithe pa perjashtim, tamam race e keqe qe u shojfshin njehere e pergjithmone.

    Lini një Përgjigje