Nga Kuvendi ku po diskutohet situata e krizës energjitike në vend, deputeti socialist Arben Ahmetaj është shprehur se vendimmarrja për fashën 800 kwh është e duhura.
Sipas tij, masa që tashmë ka dhënë efekt pasi qytetarët kanë nisur që të kursejnë dhe të ndërgjegjësohen për krizën që ka prekur vendin.
“Duhet t’i kthehemi çik në gjenezë debatit. Opozita po kërkon që potencialisht vendimi i qeverisë dhe ERE-s për të kapur 2 fasha konsumi të energjisë elektrike me qëllim progresivitetin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë dhe ngarkimin me çmimin afër reales dhe jo reales të një shtrese që kalon mbi 800.
Thelbi është mundësia financiare e qytetarëve dhe ana tjetër e diskutimit që është një shtyllë e cila nuk lëviz është konseguenca e luftës në Ukrainë, invazioni rus në Ukrainë në të gjitha shtresat ekonomike, europiane dhe sektorë që nga energjia deri te të fundit. Konseguenca është inflacioni.
Vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 është e duhur. Ka vepruar dhe iu referua dhe një nga deputetët e opozitës, ka pasur efektet e veta pozitive. Në janar konsumi i energjisë ka qenë 406. Sot në muajin korrik ka zbritur në 285. Qytetarët në mundësitë e tyre tregon më racionalë me shpenzimin e energjisë.
Subvencionimi është më i madh se ai që ju shikoni. Shqipëria është vendi që ka pasur të qartë subvencionimin e energjisë për popullatën që ditën një. Qeveria do vazhdojë të subvencionojë, por progresiviteti është në themel të vendimmarrjes.
Kjo është një faturë e një familjeje në nevojë. Realisht e keni këtu, emri nuk është por është kollaj e gjetshme.
Praktikisht me përllogaritje të thjeshtë faqe, qeveria sot këtij konsumatori që ka 128 kilovatë, e subvencionon gati 1 mln lekë të vjetra në vit. Imagjinoni sikur të shkojmë te mesatarja e konsumit që është 460 kilovatë, subvencionohet 4 mln lekë të vjetra në vit. Ju thoni Maqedonia po jep 100, ne po japim 300 e ca euro në muaj. Ne do vazhdojmë të subvencionojmë 350 euro në muaj, qoftë për familjen, qoftë për biznesin.
Qeveria ka shkuar përtej kushteve të veta. Ajo që po bën qeveria me energjinë është e pashembullt, për të ndihmuar qytetarët. Edhe biznesi prapë s’e paguan tarifën aq saç është realisht. Kur dilni këtu kundër fashës e bëni politikisht, edhe kundër logjikës”, tha Ahmetaj.
HAJDUT
Surrat mut, ju shkaperdheheni neper qejfe e kuplarara. Mbyteni ne pasuri te piset e doni qe qytetert e aq vuajtur nga njerez e politikan si ty, u dashkan te kursejne, perndryshe ky surrati jot e te disave si ty, do te duhen ti marin shpirtun dhe kacidhen e fundit ktij populli...v.k
Surrat mut, ju shkaperdheheni neper qejfe e kuplarara. Mbyteni ne pasuri te piset e doni qe qytetert e aq vuajtur nga njerez e politikan si ty, u dashkan te kursejne, perndryshe ky surrati jot e te disave si ty, do te duhen ti marin shpirtun dhe kacidhen e fundit ktij populli...v.k
E vodhe Ramen ti xhaxhi Beni. I fute duart te xhepi per inceneratoret dhe te flaku se mire qe kishit rene dakord te vidhnit shqiptaret po kishit dhene qe nuk do vidhnit nga xhepat e njeri tjetrit. Tani degjo. Kur beni keto llogarite per t ja u fut injoranteve harroni (nuk harroni ne fakt po e beni per te tall bythen se e dini shumë mire) qe llogaria e subvencionit behet vetem per 15-20 % te vleres se fatures, sepse 75- 80 e vleres totale te fatures mbulohet nga prodhimi i enjergjise nga hidrocentralet. Prandaj ne fakt asaj familjes se shkrete qe harxhoka (sipas teje) 118 kw ne muaj (te shkretet i bika vetem nje llambe dhe ky eshte mjerimi ku keni futur vendin dhe qe padashje e ndave me publikun) qeveria nuk i subvencionon gati 1 mln lek ne vit por vetem 10 mije lek te reja ne vit. Pra 10 mije lek te vjetra ne muaj. Po ska gje. Punet kane ardhur qe do ta hani qe te zgjedhjet lokale. Ska patronazhist qe ju shpeton.
Keta jane kaq hajdute po kaq hajdute... sa e shesin energjine e prodhuar ne vend seksereve me 40 euro kw pastaj sekseri e shet ne burse me 140 euro dhe fitimin e ndan me ad celen dhe ramen. Balluku ja ka vene syrin OSHE se do ta qeroje ad celen per tu bere pjese e tortes por spo ja del dot per momentin se Ad cela ne ndryshim nga Ben Ahmetaj nuk vjedh Ramen po bashke me ramen vjedhin shqiperine. Dhe flasin per dokrra pastaj jo ska energji jo. HAJDUTEEEEE