Për të kuptuar se sa janë mundësitë që Partia Demokratike të bashkohet në fund të bisedimeve të dy pjesëve të ndara të saj, mjafton që të shihet se kush janë negociatorët.
Sali Berisha ka caktuar Edi Palokën, njeriu i dytë më i besuar i tij pas Flamur Nokës, ndërsa Lulzim Basha ka caktuar Gazment Bardhin, njeriun që e katapultoi thuajse nga hiçi në pozicionet drejtuese të partisë pas 2017-s.
Përzgjedhja e këtyre emrave tregon që dy palët nuk tërhiqen nga kushtet që i kanë vendosur njëra-tjetrës. Berisha nga kushti për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe gjithë vendimmarrjet që pasuan atë, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së tij si kryetar, ndërsa Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kushti se s’ka bashkëpunim me ‘non gratat’.
Kjo do të thotë se shanset që Partia Demokratike të dalë e bashkuar në fund të bisedimeve janë thuajse zero. Sa për siglën, logon e vulën për këtë do të vendosë gjykata më 3 nëntor se kujt do t’ja caktojë.
Por, në zgjedhje e gjithë opozita mund të shkojë e përçarë. Sali Berisha ka njoftuar këtë të mërkurë aksionin opozitar me dy pika, primaret për të nxjerrë kandidatët për kryetarë bashkie dhe protestat.
Ilir Meta ka folur boll për protesta, por ka organizuar vetëm një periferike nga frika e mungesës së pjesëmarrjes nëse e thërriste atë në Tiranë. Për primaret, kur Sali Berisha i njoftonte si risi brenda Partisë Demokratike, Ilir Meta doli në konferencë për shtyp dhe i kërkoi që të mos nxitohej.
Meta kërkoi konsultim të të gjithë aktorëve opozitarë për caktimin e kandidatëve dhe sipas tij primaret nuk ndihmojnë, pasi janë një proces i njëanshëm i PD-së.
Me siguri Meta është njohur privatisht me qëndrimin e Berishës për të mos u tërhequr nga primaret, pasi që të dy kanë pranuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja se përse kreu i Partisë së Lirisë njoftoi strategjinë e re; atë të betejës për këshilltarët bashkiakë.
Meta dhe me radhë drejtuesit e partisë së tij kanë deklaruar se synimi i PL-së do të jenë këshillat bashkiakë, që thotë se do t’u rikthehen qytetarëve dhe llogaridhënies së pushtetit vendor. Objektivi nuk duket i pamendur. Një përfaqësim sa më i gjerë në këshillat bashkiakë do t’i jepte partisë së Metës një bazë më të gjerë për të bërë fushatë për zgjedhjet e përgjithshme të 2025-s.
Por, në arritjen e këtij objektivi Metës i duhet që të luftojë si me Ramën, ashtu edhe me Berishën. Prandaj aleanca Berisha-Meta është fiks siç e përshkroi Nikollë Lesi në një intervistë televizive të ditëve të fundit: “Ata janë bashkë, por me brekë hekuri”.(Voxnews.al)
aaa pidh i kurves aaa...dy kriminelet me te medhenje qe shqiperia ka pas ndonjehere.Ropt n pidh t dyve
o ju qifsha ropt t dyve ....si ecin sikur kane kar nbyth hahahahahahah
ca brek hekuri kane ata aman ...ata i cajne sumen njeri tjetrit hahahaahah
po pse kan vesh brek hekri apo kane frike se ja fusin njonit tjetrit prap
sali berisha , ilir meta cuna flori , si cpo plumbi i cpo kari hahahaha
Ca titulli, me breke hekuri, se e ruajne prej njeri tjetrit ? Hahahahah
As per tu bashkuar skane ndonjehere , jane te percare si kurre me pare sepse kane ngelur pa leke dhe tani luftojne per karrige ne menyre qe te mbushin xhepin
sjane ndare ndenjeher motrat
dy shoke komuniste ne nje bote demokratike