Nard Ndoka: Berisha-Meta çift solid, ngrihen edhe nga humnera! Ajo e tyre, nuk do të jetë qeveri ngjalash

20 Tetor 2022, 10:01Politika TEMA

Nard Ndoka: Berisha-Meta çift solid,  ngrihen edhe nga humnera! Ajo e

Nard Ndoka, lideri i Partisë Demokristiane mbështet kauzat e Sali Berishës ndaj mazhorancës, se po mblidhen certifikata të qytetarëve me qëllim vjedhjen e votave.


“Ato informacione që ka zoti Berisha i ka të sakta. Partia Socialiste e ndryshon stilin e vjedhjes, nga patronazhistët tani kanë kaluar te certifikatat.

Është e rëndësishme të kuptojmë si operon kundërshtari ynë, por ne do t’i kundërpërgjigjemi në tentativën e tyre për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve”, thotë ai në A2 CNN.

Pikërisht skema e patronazhistëve sipas tij ka sjellë pasoja të rënda për vendin, dhe ai bën një paralelizëm me sulmet kibernetike ku akuzohet Irani.  


“Imagjinoni çfarë dëmi kanë bërë patronazhistët, ato kanë qenë hakerat e parë. Çdo parti mund të thërrasë simpatizantët, por kur përdoren të dhëna shtetërore, ky është një krim penal që nuk mund të kalohet në heshtje, nga opozita por edhe nga drejtësia, sepse kemi të bëjmë me krimin më të madh zgjedhor në 30 vitet e fundit”, thotë ai.

Fatet e opozitës do të varen edhe nga marrëdhënia Berisha-Meta. Sipas Ndokës, ky binom nuk ka qenë asnjëherë problematik. “Janë politikanë race që ngrihen edhe nga humnera, edhe pse me karaktere të ndryshme. Është një dyshe që ka futur në panik Ramën, sepse ai ka frikë nga Berisha por edhe nga Meta, që e njeh mirë.


Kanë pasur ulje dhe ngritje, sepse jemi në një politikë të trazuar, Meta ka bërë zgjedhjet e tij pragmatiste, bëri një lëvizje të sforcuar duke i dhënë mundësi Ramës të vinte në pushtet, diçka që ka shkatërruar vendin.

Por besoj se bashkëpunimi Berisha-Meta do të jetë frytdhënëse, një qeveri solide, dhe jo një qeveri ngjalash. Berisha është transparent me aleatët në këtë pjesë është një garanci e madhe”, shton Ndoka.

Vlerësim të kundërt ka ai për grupin tjetër brenda Partisë Demokratike. “Nuk besoj në çiltërsinë e grupit të Lulzim Bashës, shpresoj ta kenë seriozisht por kam dyshime të përligjura.

Unë nuk kam nevojë për gjykatat e Ramës për ta njohur Sali Berishën si lider i PD, nuk ka sens që mos ta njohë akoma Alibeaj, se ai i njeh procedurat, e di që ka bërë një kongres fals, ku Jemin Gjana ka manipoluar vullnetin e demokratëve dhe duhet të shkojë për ndjekje penale, si një mashtrues ordiner, që është kapur me presh në dorë”, deklaron Ndoka, i cili shton gjithsesi se shpreson se  “do reflektojnë, Berisha i kupton ato, se i ka pasur bashkëpunëtorë, dhe shumë prej tyre i ka dhënë më shumë sesa kanë merituar”, dhe mohon mundësinë që partia e tij Demokristiane mund të shkrihet brenda Partisë Demokratike.  

 

9 Komente

  1. F
    Flase

    Une nuk e marre vesh, ç'eshte ajo parti qe mban ne krye kete idiot si Nard Ndoka, apo me mire ç'jane ata njerez qe i vene prapa ketij njeriu amorf?!

    1. N
      Ndrecë Thirra

      Me brekë TANGA në kokëmky hajvani që mbeti hajvan gjithë,jetën ?

    2. T
      Trotski

      Solid per Korrupsion Madhor .Koqe Mbete O dereZi.Nuk meriton as roje ne Mulli.

      1. Y
        Yp xhixhi

        Ti ore surat mullaqe ajo do jete qeveri kaka muti dhe ti do jesh minister pa portofol tek dera ehaleseme luge ne brz.

        1. s
          selfo zeneli

          e pabesueshme! ky lloj mostre edhe minister shendetesie ishte. shoferi vet beri pazarin dhe bleu mercedez me fondet e ministrise 80mi euro dhe para se te ikte nga minister ja beri transferim kapital qendres shendetsore vau dejes. lek ka pa hesap. ka nje dashnore pidh kardinal . te gjitha te gjitha i ka provu. per CV nje qirje ne byth qe te kompletohet si aktoret e holliwudit. sna beri zoti rrot kari se mos kapshim ndonje vend si ky.

          1. H
            Himarioti

            Dru me pre, o Nard. Ku e ke partinë? Je bërë si Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur.

            1. V
              Veterani

              Mos ja vini re ketij saldatorit , se aq di . Ky eshte çuditur kur e vune kryetar partie , aq pa pritur. Ketij i lejohet te flase çfardo , se aq e ka kapacitetin . Po kur futet te beje azaliza te thella politike , behet si ata gaztoret e cirkut . Salushi prandaj e mban afer , e perdor si bufon per tu relaxuar .

              1. F
                Fatosi-kosove

                Po o qenef berisha e méta ngrihen nga humnera dhe prap jane po ata kriminel qe ishin dhe siq e din edhe ti ata dy dhe ti bashk me ta nuk bani dot qeveri ngjalash por halesh edhe me pis se qenefi siq jeni, vetem nje i uritur ne krim pret diçka te mire nga nje gjakpirs siq eshte berisha.

                1. F
                  Falje per fjalorin

                  I shijoj shume dikur MINISTER SHENDETESIE. Enderra vazhdon..... Zot na fal çfare mu.... ....mjalti deshta me thanun ke krijue.

                  Lini një Përgjigje