Amnistia pritet të miratohet nesër në Kuvend, Manja: Opozita mbështet variantin e qeverisë

3 Prill 2024, 16:21Politika TEMA
Amnistia pritet të miratohet nesër në Kuvend, Manja: Opozita

Amnistia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve! Këtë bindje ka ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka vlerësuar vendimin e opozitës, që sipas tij mbështet variantin e qeverisë për amnistinë penale, ku nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.

“Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj amnistie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

Së fundmi, nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit - kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë - Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë”, deklaroi Manja.

Amnistia penale prite të miratohet nesër në Kuvend. Rithemelimi mbështet draftin që do të kalojë nesër në seancë.

Lini një Përgjigje