Balla pret sipërmarrësin shqiptaro-kanadez që dëshiron të investojë në Shqipëri: Komuniteti ynë në Toronto është shembull integrimi dhe suksesi

26 Janar 2026, 14:45Politika TEMA
Balla pret sipërmarrësin shqiptaro-kanadez që dëshiron

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka pritur sot në Kuvendin e Shqipërisë sipërmarrësin shqiptaro-kanadez Luan Xhaferri, një nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada.

Balla përshëndeti gjithashtu interesin e sipërmarrësit Xhaferri për të investuar në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një sinjal pozitiv për lidhjen e diasporës me vendin.

“Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë një nga përfaqësuesit e nderuar të komunitetit shqiptaro-kanadez sipërmarrësin e suksesshëm Luan Xhaferri. Është për tu përshëndetur dhe lavdëruar iniciativa dhe dëshira e Luanit për të investuar në Shqipëri në disa projekte që po i konkretizon hap pas hapi. ” tha Balla.

Duke vlerësuar rolin e diasporës shqiptare, Balla theksoi se komuniteti shqiptaro-kanadez është shndërruar vit pas viti në një komunitet të respektuar dhe të suksesshëm.

“Në Toronto, Kanada është krijuar prej fillim viteve ’90, duke u rritur vit pas viti, një komunitet i respektuar bashkatdhetarësh, të cilët shkëlqejnë me integrimin e tyre të plotë dhe suksesin në shumë fusha,” u shpreh Balla.

8 Komente

  1. S
    SaHale Gjakatari

    Sipermarrsit Xhaferri zoti ja shtoft dhe sa me shume catit e shtruara / reparuara ne Toronto, por Shqiperia ka nevoj per investitor me xhepa me te mbushura se sa nje shtrues/riparues catish nga Torontoja... Por eshte e kuptueshme Balla do te justifikoj karriken e Ministrit qe mbulon diasporen. Po amon more c'jane keto lajme qe n'a shisni mbi suksesin e cative qe n'a i ftoni dhe ne parlament apo sa me mbush faqet e gazetes...

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Rufaxhi qeka Xhaferri?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lulurrushi

      Palla kerkon ti jap rendesi vetes dhe .....po pati edhe ndonji zarf .

      Përgjigjjuni
      1. c
        ceni boston

        Po na thoni se cfare bisnesi ka ne Kanada dhe ku do investoje se po na cuditni. Sipermares po quani edhe ata qe kane piceri apo restorant dhe thoni do investoje.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sipermaresi

          Eshte sipermares i madh , me emer ne Canada....fryn tollumbace dhe i leshon ne ajer ...

          Përgjigjjuni
        2. L
          Luani

          Balla eshte nje klloun, mund ta quaje investitor edhe edhe nje qe merret me riparime ne Toronto. Po te presi Shqiperia te behet nga Balla apo shefi i tij kllouni i madh Rama, jemi te mbaruar.

          Përgjigjjuni
          1. e
            e verteta

            po pse komentues te mesiperm cfare prisni qe te jene bisnesmenet ne toronto, jane njerez shume te nderuar qe ndertojne catira kjo eshte puna, apo gjin gjonin kur erdhi ne toronto u mbeshtet tek djali i vili minarollit qe kur erdhi ne kanada 2002 hapi du duqane argjendarie nje ne vankuver dhe nje ne toronto me parate e vjedhura refugjate tane te ndershem ne greqi nga babi i tij qe dergoi miljona can dollar nepermjety bankes greke ne dannforth i kaloi djalit dhe filloi bisnesin ai duke pagua 1 miljon dollar vetem te blej licensen per argjendarin, kjo ndodhi diten e trete kur erdhi ne toronto, kurse mijra emgrinte te shkolluar shqiptar filluan punet e ndershme, poshte komunistat sllav

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ky eshte realiteti

              Po shume mire , Balla tregon qe investon Shqipetari- Kanadez Luan xhaferi dhe miljonat ja jep Balla , ne kete rast balla pastron parat ? SPAK te hapi syte te verifikoj , ku i gjeti xhaferi miljonat duke punuar ne Kanada me pune te ndershme ??? Rastet qe njohim , jane bure e grua Akademik Prof Dr Shkencetare te mirefillte dhe skane miljona vetem jetojne jeten edhe duke bere ekonomi se kane edhe femije qe investojne per ti drejtuar ne jete ? Kane 30 vjet shkollim dhe pune ne Kanada , po na cudisni ? Eshte tamam rast per te verifikuar ballen ?????

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje