“Paqja dhe siguria nuk janë më të mirëqena”, Vengu: Armiku modern nuk vjen vetëm me tanke, vjen me helm infomativ

26 Janar 2026, 12:46Politika TEMA
“Paqja dhe siguria nuk janë më të mirëqena”,

“Paqja dhe siguria nuk janë më të mirëqena.” Kjo ishte thirrja e fortë e ministrit Vengu, i cili paralajmëroi se kërcënimet e sotme nuk vijnë më vetëm nga tanke apo armë konvencionale, por nga një armik shumë më i sofistikuar dhe i padukshëm: helmi informativ


Vengu:
Gjithë këto muaj të fundit, aktualiteti në të cilin jetojmë dikton qartë se mbrojtja dhe siguria nuk janë më koncepte abstrakte as tema të nivelit të dytë, janë kthyer në tema të një rëndësie parësore. Janë rikthyer në thelbin e sovranitetit dhe dinjitetit të një kombi. Zhvillimet gjeopolitike, tensionet rajonale, kërcënimet hibride dëshmojnë cdo ditë se paqja dhe stabiliteti, kërkojnë investime të përditshme.

Dinamikat ndërkombëtare nuk premtojnë më paqe të qëndrushme por përballje të menaxhuar mes fuqive të mëdha. E përmdend këtë se Europa juglindore, është një teatër dytësor për narrative, influencë dhe ndërhyrje hibride. Ballkani mund të mos jetë fushë betejë tankesh por është fushë betejë perceptimesh, influencash nga palë të treta.

Në këtë realitet pyetja është nëse aleancat, do të jenë të mjaftueshme për të vënë Shqipërinë në një pozitë më të fortë. Sa më e përcarë të jetë shoqëria aq më fertil është terreni për dezinformim. Armiku modern nuk vjen vetëm me tanke, vjen me helm infomativ. Ndaj mbrojtja civile, kibernetike, janë pjesë e sigurisë kombëtare dhe në këtë kontekst Shqipëria ndëron sot politikën e saj të mbrojtjes.

1 Komente

  1. D
    Doktrina Rama Vengu

    Filloi edhe ky homogjeni, me çadra me helm. Nga mijëra tanke, topa, anije, avjonë, radarë, baza, rraketa dhe nga Mehmet Shehu e kadri Hazbiu, tek një dardalec që na e sjellin si detyrë shtëpie nga Greqia për piktorin budalla. Edhe këtë lloj prostitutash vazhdojnë edhe recitojnë muzikën e Asfalisë dhe UDBsë, ndërkohë që Serbia dhe Greqia armatosen deri në dhëmbë, që nuk na duhen armët dhe ushtria, se lepuri qëndron tjetër kënd. Tek informacioni zeherr. I vetmi hall që ka Shqipëria janë gojët e liga dhe syri i keq. Kjo është edhe doktrina e mbrojtjes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje