Vengu: Kam ftuar Serbinë të na bashkohet në marrëveshjen me Kosovën dhe Kroacinë, nuk i marrim leje askujt se me kë bashkëpunojmë

26 Janar 2026, 12:55Politika TEMA
Vengu: Kam ftuar Serbinë të na bashkohet në marrëveshjen me

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshjen në fushën e mbrojtjes. I pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se e ka ftuar Serbinë t’i bashkohet.

“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese. Mund t’iu them që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik arsimor por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë”, tha Vengu.

“Me Kosovën kemi dakordësi për sa i përket mjeteve të blinduara. Dhe kjo vjen për dy arsye: E para sepse lexojmë rreziqe dhe kërcënime në rajon të njëmendje. E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të marrin leje për saj i përket kësaj pjese. E treta: mikpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten. Është partneritet i hapur. Shumëkush e quan marrëveshje të mbrojtjes. Kemi vënë re që të tre vendet kanë nevoja të ngjashme për sa i përket rritjes së kapaciteteve”. 

6 Komente

  1. D
    Deklarata sharlatanësh

    Kush je ti për të ftuar Serbinë, veçse një adoleshent pa asnjë ditë pune në jetë, i pilotuar nga Greqia në ministri të mbrojtjes vetëm se ke letra homogjeni? Nëse mund të fitohej do të ishte marrëveshje e tre shteteve, por kjo është e pamundur sepse Kroacia dhe Kosova janë vende seriozë dhe janë të ndërgjegjshëm për qëllimin e aleancës, ndërsa sharlatanët delirante dhe mendjelehtë të qeverisë shqiptare lëpijnë pendët dhe lodrojnë lule më lule,.deri sa gjejnë trangullin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      Ik more palaco me gjithe Serbi.

      Përgjigjjuni
      1. 6
        66

        Serbët nuk kanë hallin e Shqipërisë. E dinë që gjithë politika janë me dosje bashkëpunimi të UDBas dhe Asfalisë. Nga kreu i opzitës deri tek kreu i qeverisë. Shqipëria është i vetmi vend në botë që jeton me një besim mbi të ardhmen sikur e ardhmja varet prej saj dhe aplikon me sukses platformën Greko serbe; pa ushtri, pa vetëmbrojtje, pa industri, pa bujqësi, pa pyllëzimi, pa naftë, pa flotë, pa hekurudhë, pa ekonomi. Na mbron NATO ja na jep të hamë BEja dhe borxhi.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SAMET

          PO MIRE E PASKE BERE O PIRRO QE KE FTUAR SERBINE. TANI LE TE LLAPIN, TOPIN JA PASKE GJUAJTUAR NE FUSHEN E TYRE. BRAVO

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fantazisti.

            Po mire or SAMET po une pyes se ne se Kosova dhe Serbia do kene aleance ushtarake, kunder kujt do luftojne???!!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tironsi

            E more pionier i Enverit edhe ti ne gjurmet e shefit klloun, po qe se nuk i merr leje njeriut per marreveshjet perse i ben ftese Serbise. Edhe ti nje idiot me shume ne ministrine e mbrojtjes, edhe shefi jot keshtu filloj me Serbine pastaj doli dhe tha se ato kane me shume miq se ne ne arenen nderkombetare.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje