REPLIKAT/ Basha përplaset me Bardhin: Thuaj që je bërë pjesë e aleancës së kullave dhe non gratave! Bardhi: Ti more dy kate në një kullë këto muajt e fundit

5 Tetor 2023, 10:30Politika TEMA

REPLIKAT/ Basha përplaset me Bardhin: Thuaj që je bërë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupit parlamentar, ku Gazment Bardhi është i shkarkuar.

Ai i kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

"Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, që ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë.

Fshiheni pas një akti siç është rregullorja  e Kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë PD përfaqësimin që ka në kuvend.

Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj.

Jepni fund kësaj maskaradë, është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e  errëta, ki guxim e thuaji shqiptarë që je pjesë e asaj aleance", tha Basha. 

Gazment Bardhi: Të jemi sinqertë u emocionova shumë nga kjo aleanca e kullave.

Parafolësi është i vetmi që në muajt e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës. Dhe kur vjen këtu të akuzosh kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullat më të shtrenjta.

Sa i takon grupit parlamentar ja ku janë deputete e grupit të PD-së, ti je i vetmi në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar i partisë dhe nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar të partisë që mendon se përfaqëson, sepse je ti dhe tre të tjerë që të shkojnë nga mbrapa.

Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD-së, je thjeshtë i rikthyer pas 1 vit e gjysmë mungese, gjoja për të bërë opozitë, po opozitën e ke thjeshtë me kolegët e tu, se me ato këtu mbrapa s’ta mban.”

Lulzim Basha: Shpifësit gojë çorap pistët që janë çuar këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë Partinë Demokratike për llogari të Edi Ramës ta dinë se jo vetëm nuk na e mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja, por shumë shpejt do të përballeni me vetëdijen tuaj, me projektligjin për vettigun politik.

4 Komente

  1. B
    Boratit i merre Flak bitha e ngjitun bre !

    Ku jane Zjarrfikset e WC Parlamentare qe eshte shdńdruar ne nji Hale Bastradesh ,Kriminelesh ,Antishqiptaresh qe kakarisin su Kaposhi maje Plehrave duke u shitur si Politikane fal asaj Bordello Mediatike

    Përgjigjjuni
    1. o
      opozitat e sajuara jane te Deshtuara

      Do beje habi njelloj lajmi se ne Mars jetojne njerez dhe se Lyl Basha do thote nje llaf kunder ketij pushteti qe e perdor si dordolecin me Vule PD ne qafe.

      Përgjigjjuni
      1. h
        heu bre Kurvat e Demokracise !

        lyl Brava, qi hiku me vrap Drejtesise per Krime Vjedhje ,abuzime ,Tradheti Kombetare sot Kakarit para Shqiptareve si gjasme "Politikan" nderkpohe qe Bardh Krimineli i Xhovanit zgerdhihet duke shkembyer shikime me kryepederastin e Bandes saleh hamut brrisha

        Përgjigjjuni
        1. U
          U shofshin zagaret e Lexhendes

          Shume pak paska marre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje