Basha takime në Lezhë: Qytetarët kërkojnë një ndryshim rrënjësor

29 Shtator 2023, 12:50Politika TEMA

Basha takime në Lezhë: Qytetarët kërkojnë një

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  gjatë vizitës në Lezhë, zhvilloi takime me qytetarë e biznese të këtij qyteti me të cilët bisedoi për problemet kryesore që ata kanë dhe që presin zgjidhje nga politikëbërja.

Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan se qytetarët presin një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Basha nënvizon se i njohu ata me reformën e thellë që PD ka propozuar ku synohet që qytetarët të jenë vendimarrës e tu dëgjohet fjala e tyre.

“Sot, në Lezhë, fola me qytetarë të ndryshëm të qytetit, për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme. Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata duan të dëgjohen, duan të jenë të përfshirë në vendimmarrje dhe për këtë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz që është sa më afër tyre dhe problemeve të tyre.

Për këtë qëllim ne kemi propozuar pastrimin e politikës përmes vettignut, listat e hapura për t’u dhënë njerëzve lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, barazinë e votës, që forca e qytetarëve të jetë e njëjtë, pavarsisht nga qarku ku ata jetojnë. Votën e diasporës, një President i zgjedhur nga populli, si dhe heqjen e imunitetit nga ndjekja penale. Që politika tju shërbejë familjeve shqiptare”, – shkruan Basha.

4 Komente

  1. I
    Italia si moter

    Qytetaret kerkojne qe ti te zhdukesh nga politika o lulush kush jane keta qytetar qe po takon o kriminel ? Pika qe ste bie o kriminel si ke surrat e del a e kupton se sa i peshtire je kur flet ?kete e kuptojne te gjithe dhe zgjedhjet tregojne se sa e duan kete fantazine trnde qe kerkon te behesh krueminister por ti kryetar u bete pa u zgjedhur ,kryeminister nuk behesh dot se ske bythe ,7×7=42 .

    1. X
      Xha Jaho

      Qenka me gjithmene rrote ky Loqa ! Ne maj te 2025 do bohen zgjdhjet parlamentare dhe jo ket vit. C'fare dreqin do qe shkon dere me dere si lyps ! Hajde merre vesh !

      1. a
        arbenlika98

        Je bere per te qare hallin o lolo.Kush te ndjek ty more hajvan pervecse edvin droges qe po te perdor per ndonje thele.turp turp turpi i PD

        1. N
          Nadi

          Do e rregulloje Shqiperine ky debili se ka celsat e kashtes ne dore , ky te dhiet se qeshur sikur ka zbritur sot nga qielli nuk e kemi pare Lulushin kush eshte , o pika more Lul .

          Lini një Përgjigje