Bashkimi postraumatik në PD: E çara më e thellë ndodhet në Shkodër

20 Tetor 2022, 17:51Politika TEMA

Bashkimi postraumatik në PD: E çara më e thellë ndodhet

Nga Ylli Pata

Debati i ashpër ndërmjet Gazmend Bardhit nga njëra anë dhe dy gazetarëve në panelin e Eni Vasilit; Robert Rakipllarit e Arion Sulos, rroku vetëm anën e sipërme të kësaj çështje që është më shumë se dilemë.

Pasi situata është më e nderë pikërisht në bazën e Partisë Demokratike, atje ku ka pasur dhe lëndime më të mëdha nga përplasja e paskrupullt për pushtet, e provokuar nga Foltorja e Berishës pas përjashtimit nga grupi i PD.

E vendi ku shikohet më qartë kjo situatë është bastioni kryesor i Partisë Demokratike në Shqipëri-Shkodra.

Si pasojë e kësaj lufte, atje kemi përveç një të çare të madhe, edhe viktima të kësaj lufte sektare.

Zgjdhjet e pjesshme të 6 marsit krijuan në Shkodër një përplasje shumë të fortë mes dy pjesëve të Partisë Demokratike, të cilat konkurruan “për jetë a vdekje” për të marrë postin e kryetarit të bashkisë. Pjesa e foltotores pati hapur mbështetjen e LSI-së së Shkodrës, e cila është goxha stabile prej vitesh, si dhe mbështetjen jo krejt të hapur të grupit që drejton Tom Doshi.

Plus këtu, edhe mbështetjen e hapur të Voltana Ademit dhe aparatit të saj të pushtetit dhe administratës, e cila u vu totalisht në shërbim të Bardh Spahisë, i cili arriti të marrë kreun e bashkisë në fund.

Ndërkaq, pas instalimit të administratës së re të bashkisë, nisi edhe “gjuetia e shtrigave”, pra largimi i të gjithë njerëzve që përkrahën në fushatë dgën zyrtare të PD-së në Shkodër dhe kandidatin Xhemal Bushati.

Këto largime sollën reagimin e ashpër si të degës së PD-së atje, por edhe të Enkelejd Alibeajt e Gazmend Bardhit.

Kjo fushatë largimesh nuk duket se ishin thjeshtë zëvendësime njerëzish për arsye pragmatike. Madje, kryebashkiaku Spahia mund t’i ekzekutonte edhe me kalimin e kohës për të mos dhënë mesazhin e spastrimeve politike.

Por duket se e gjitha kishte për qëllim për të frikësuar njerëezit që mbështesin kreun e PD-së, Xhevdet Amuli dhe kandidatin Xhemal Bushati, në mënyrë që ata të kalojnë drejt foltores.

Por edhe pas këtyre manovrave pati një rezistencë të fortë të degës së PD-së në Shkodër, Malësi të Madhe, por edhe bashkitë e tjera të veritu, për të mbajtur strukturat të pakontaminuara nga foltorja.

Madje me nismën e një pjese të përfaqësuesve të këtyre degëve, ditë më parë u bë edhe një takim i zgjeruar në Krujë, si për të festuar “mos arritjen e pushtimit” të strukturave të PD-së nga Sali Berisha dhe njerëzit e foltores.

E si mund të arrihet kaq kollaj ajo që është emërtuar si “bashkim”, nëse nuk do të trajtohet apo llogaritet fuqia potenciale e këtyre strukturave?

Ata të gjithë e kanë kryer rezistencën e tyre, edhe pse janë sulmuar nga disa anë prej njerëzve që kishin pushtet, pa ndonjë interes material. Pra kemi të bëjmë me një aksion real politik, të një grupi strukturash që tashmë e kanë bërë të qartë se nuk duan që Sali Berisha dhe Ilir Meta të drejtojnë opozitën e tyre.

Si mund të bindet kjo pjesë e PD-së, që ër shembull në Shkodër ata të drejtojnë votën dhe të punojnë fort që pas një viti të fitojë sërish Bardh Spahia dhe njerëzit që ai ka emëruar në administratën e bashkisë? Si mund të bashkëpunojnë ata me njerëzit e partisë së Ilir Metës, kur një pjesë e madhe e bashkisë është në kontrollin e tyre, pasi ishin partner me foltoren në luftën kundër PD-së?

Edhe sikur Alibeaj dhe Bardhi, të arrijnë një përfundim që ata dhe foltorja të jenë partner politikë në zgjedhjet e ardhshme, sipas të gjitha gjasave do të hasin në kundërshtimin e asaj pjese që e pësoi në kurrizin e saj presionin dhe dhunën verbale.

Është e natyrishme që politikisht opozita të bashkohet përreth kandidatëve të përbashkët, në një proces zgjedhor që fitohet në mënyrë relative. Por të paktën, në ato zona ku ndodhi kjo përleshje mes demokratëve, rregullat dhe protokollin e negociatave pritet t’i diktojnë pikërisht ato struktura që rezistuan më 6 mars por edhe më vonë.

Ky proces politik sipas të gjitha gjasave është më i vështiri dhe ndoshta edhe më i pamunduri që mund ta përballojë Sali Berisha. E realisht, për platformën apo idetë për një bashkim elektoral të të gjithë faktorëve opozitarë, Alibeaj e Bardhi, duhet të tërheqë mendimet dhe qëndrimet e kësaj pjese qëndrestare të PD-së. E cila idetë i ka shumë të qarta se çfarë opozite duan, madje edhe kanë luftuar një vit për ato ide, duke u përballur me të gjitha pushtetet…

7 Komente

  1. F
    FCB

    O budall gazetar ne Shkoder ka fitu Sala po keni gjet nji budall si Merro e i merrni leket, leket merrjani por te verteten mos ja thoni ...keshtu vazhdoni ...fluturo gamori..fluturo, fluturo pata..nuk fluturo.

    1. M
      Majlinda

      Bashkimi me platformen e Sales eshte ne favort e Edi Rames. Gjyqi i Apelit me 3 n3ntor 2022 duhet te zgjidhe perfundimidht lemshin e PD. Pas sqarimit juridik mund te kete koalicion midis dy partive te ndryshme.

    2. C
      Cup frroku

      O gazetar idjot po shkodren a e nje ndojfije qe shkrun per djepin e cdo gjeje ka sponsorizu gjith shteti me e kap shkodren po se ka kap enveri jo ta kap edveri palaco gazetar e gazete e shpifur turp te keni nje dite do te pendoheni legena

      1. S
        Shkodrani demokratas

        Ti or Ryp Frroku ,ti or injorant ,budalla ,cecen ,bashke me ate FCB i hengshit mutin demokratikesve te vertete Shkodran ,ju te Novojtores e Pidhi Liris ( I Meta Metaj ) ,shkodranet nuk jane bythlepiresa si ju qe shjerdheheni per nje ( byrek ) qe ju jep Non Grata te shqupi . demokratas Shkodran mos pranoni me u bashku me ata Berishist qe ju hoqen nga puna ,mos besoni Alibeajn e Bardhin ,ata do bashkohen me Non Grata ,se per vete te tyre atyre u eshte premtuar vendi kanditat per deputete ,ju Shkodrane nuk u gjunjezuat e poshteruar nga rregjimi komunist ,e jo te gjunjezoheni e poshteroheni nga krimineli Sali Berisha

      2. d
        demokrati jo i nongtades

        Nese eshte e vertete kjo bravo Shkodra Si mund te bashkohen ata sulmoheshin si te shitur dhe neqoftese ndodh bashkimi ata do te trajtohen si dizertore nga nongrada sali

        1. V
          Vranakonti

          A m'u qifsha nenat e ç'kini ne prag ju te PD dhe te foltores se gerrmuqit Sali Berisha. Kokat ngrençi dhe verin e semes vafshi. Dy PD-ke edhe te bashkohen edhe te mos bashkohen ata ne zgjedhjet vendore ne Maj,do dalin te turperuar dhe do tallet populli. Ata nuk fitojne dot perball Edi Rames se Rama do t'i shqyej e do ti haj te gjall. Keshtu siç jane katandisur dy PD-ke do behen paranom dhe dongelet nje turp i madh qe do ngelet ne histori. Kete gje Berisha e di mire dhe prandaj kerkon te nxisin pedagoge dhe studente ne protesta,me qellim te rrezoi Edi Ramen. T'i haj koqen mutit Rames Saliu se nuk e rrezon dot sepse Rame nuk ka nje parti si ajo e Saliut koqe koqe,por nje parti te konsoliduar dhe kompakte.

          1. c
            cup frroku

            ti gjoja shkodrani demokratas ca pate qe kceve kush te shau ty po shkodran nuk ma merr mendja qe je

            Lini një Përgjigje