"Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë, na krahason me Ramën!" - Baton Haxhiu i përgjigjet Berishës: E vërteta dhemb...

28 Prill 2026, 11:20Politika TEMA
"Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë, na krahason me

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e ka klasifikuar analistin si pjesë të "mafias së fjalës së lirë", pas krahasimit që Haxhiu i bëri Berishës dhe Ramës, duke thënë se të dy e shijojnë pushtetin njëlloj. 

Haxhiu deklaroi se e vërteta dhemb dhe se Berisha shqetësohet shumë nga e vërteta, ndërkohë që nuk i bën fare përshtypje gënjeshtra, madje lumturohet prej saj. 

Haxhiu vijoi të insistojë se Rama dhe Berisha kanë pushtet paralel të ngjashëm. 

"Unë kur analizoj opozitën, sidomos njeriun që është që nga viti '92 në një pushtet, herë direkt si President dhe kryeministër, herë në pushtet moral, si opozitë, pastaj kthehet për të kryer misionin si themelues që po e fundos PD, këto karaktere që ndryshojnë rrugës, japin pushtet të gjatë të tjerëve. E shktarron pushtetin e opozitës duke qenë i pafuqishëm. Pa paradigmë, me biznese që janë ndërtuar në kohën e tij, janë në njëfarë mënyre pjesë e kësaj infrastrukture, jetojnë me politikën dhe rreth politikës.

Bizneset nuk i fajësoj se kanë punët e tyre, por raporti i politikës me ta është problem. Raporti i opozitës me bizneset është problem serioz. Kur thith gjëra, të një sistemi paralel që ka pushteti, me një sistem paralel të opozitës që ka Berisha me bizneset është e pamundur të krijohet frymë e re për ndryshimin.

Problemi është që akuzat që vijnë, edhe nga partitë që janë krijuar, koncepti i biznesit të shndërruar në oligark, nuk ekziston. Për mua bizneset janë të pafuqishme të ndikojnë në politikanin e fortë, që është momentalisht, Edi Rama, dhe në një politikan karizmatik me kohë të gjatë, që është Berisha. Unë mendoj se të vetmit oligarkë, janë dy figurat e mëdha politikë metaforikisht po them oligarkë.

Ku e kam hallin? Pse reagoi doktori? 

Për arsye se gjithmonë e vërteta e prek esencën, e vërteta është dhimbje. Doktori kurrë nuk reagon kur ka gënjeshtër, por lumturohet. Dorën në zemër, edhe për faktin që kemi një jetëgjatësi në mediume, herë me gabime të vogla apo të mëdha, njohim të gjithë infrastrukturën të biznesit, politike dhe kulturore, se si funksionojnë dhe ndikojnë.

Ne për faktin që heshtim në momente të caktura nuk do të thotë se nuk e dimë të vërtetën. A jemi fair ndaj publikut? Jo. Por një të vërtetë e themi, ajo që refuzoj, të komentoj gjërat, kur e pavërteta që shndërrohet në akuzë edhe nga ne në medium, pa argumente të mjaftueshme, na bën ta vuajmë ne.

Ajo që kam vuajtje të madhe, krijimi i mediumeve, nga infrastruktura politike. Të gjithë partitë kanë mediumet e veta për të shkaktuar kakofoni dhe për të mbyllur qarkun e mediave. Ti mund ti shohësh 80 mikrofona para një lideri politik, vëtëm 10 prej tyre kanë ndikim, të tjerat janë dekor i pushtetit edhe visual edhe përmbajtja.

Kjo është dhimbje e madhe. Doktori është arsyeja kryesore. Të tjerët janë arsye e dytë, e tretë, me rradhë. Doktorit mund ti mbaj ligjëratë ndershmërie për atë punë", deklaroi Haxhiu. 

14 Komente

  1. E
    E vertete

    Bravoooo Bufi kenetes e the nje te vertete qe ti nuk krahasohesh me Ramen. Ti je komunist. Rama antikomunist. Ti je vrases . Rama jo. Ti je i akuzuar per krime . Rama jo . Ti je shtypes i fjales se lire dogje gazeten koha jone . Rama jooooo. Ti je non grata . Rama jo . Ti je dhender Serbie . Rama jo . Ti je spiune . Rama jo .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Ore , edhe ngjyra e fytyres se Saliut , gati njesoj si e Likes. Po mire Likja qe vuan ne burg , po Saliu cfare ka ????........eh ndoshta duhet te pergatitemi o Mero , ...a ka kafe dhe grure mjaftueshem ????

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrahmoni

        dhe na i cigare nga kutia e Rremës..

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zogri

        Flm " E vertete"!

        Përgjigjjuni
      3. M
        M

        Te dy Jane kolona sinjifikstive te kesaj malavite me emrin Tranzicion .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keq e ke dhi punen o Baton

          Baton, Saliu ka te drejte kunder teje. Ti te kesh turp qe te barazosh Ramen me Berishen. Largohu nga Shqiperia sepse Spak do te te paraburgose, me te drejte ne rastin tend!

          Përgjigjjuni
          1. a
            albatros

            Baton, e shikon që PPSH është akoma në këmbë?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flakadani

              Batoni ka inat me Salihun se ky i fundit është lidhur me dherbinet serbe pa ndërmjetësimin e Batonit,pra drejtrdrejt,ndërsa Edi Rama e ka Batonjn të deleguarin e shërbimeve serbe në Tiranë.Tradhtia ka emër!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trotski

                Problemi eshte se Ky Qen Serb ,i biri Karaxhicit duhet injoruar dhe lene menjane .Nuk duhet me i dhane rendesi ketij antishqiptari te paskrupullte..Nuk ia vlen me u marre me te.Lere si Shaban Qosen !!!!!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Shoku Edi,shoku Sala,Liken e presin per ngjala. Nuk e dim’ ku esht’ stacioni, spaska fund ky tranzicioni! Kot qe lehni mor te ngrate, vazhdo hani marmalate!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje kalores mes shtazesh dhe bishash

                    Berizzzen me gjith shenin do ti marr zvarr populli i Tiranes ne rruge, do perfundoj si musolini pasi shba ta izoloje komplet

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Njerizit si Batoni me 17 rroga korrupsioni ee kane vendin ne burg.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Munika

                        Si mund te krahesosh Ramen me kete verem non grata. Ky ka vrare njerez, Rama jo. Ky ka shuar fshatin Gerdec e sa e sa krime te tjera.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          X

                          S'ka madje qe krahesohet me familjen berisha

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje