
Pak ditë pas miratimit të raportit IBAR dhe konferencës së tetë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, që shënoi një tjetër hap pozitiv në procesin e anëtarësimit, Holanda, një prej vendeve kryesore të unionit, kërkon më shumë punë nga institucionet shqiptare.Ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos, tha se procesi i anëtarësimit kërkon ndërtimin e institucioneve si në Bashkimin Evropian.
“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar.
Sfida e vërtetë është kultura institucionale. Bashkimi Europian, në fund të fundit, ndërtohet mbi besimin: besimin që institucionet funksionojnë në mënyrë të pavarur, besimin që pushteti mban përgjegjësi, besimin që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë, dhe besimin që qytetarët kanë një zë kuptimplotë në jetën publike.
Kriteri i parë për anëtarësimin është te keni një parlament të mirë. Mbikëqyrja parlamentare nuk është një pengesë për qeverisje efektive. Përkundrazi e përmirëson qeverisjen”, tha Reinout Vos.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Mbikëqyrjes Institucionale, Fatmir Xhafaj, sqaroi misionin e kësaj strukture, pas akuzave se komisioni do të përdoret për të kontrolluar SPAK-un apo sistemin e drejtësisë.
Roli i opozitës në këtë komision shihet me rëndësi, dhe për këtë parashikohet që në rregulloren e re të ketë shtim të kohës së tyre në debat. Që nga shtatori i vitit të kaluar parlamenti ka një komisionin më vete për mbikëqyrjen institucionale; që mbështetet edhe nga mazhoranca, edhe nga opozita.
Nuk me vjen mire por është e vertete.kane vrarë 4 veta me ze dhe figure dhe mburreshin hidhen ne ere një fshat te tere,pa kursyer dhe femije.dhe drejtësi nuk ka
Atehere mos na cani trapin duke mbrojtur cdo dite SPAK dhe gjykatat politike qe injorojne masakrat shteterore te 21 Janarit dhe Gardecit. Qe injorojne te gjitha aferat korruptive qe kane bere te djathtet kur ishin ne pushtet.
Nuk presim leksione morali nga një këlysh kolonizatorësh. Në Europë nuk jemi për mëshirën tuaj, por se kështu ka dashur Zoti dhe gjenet tona për ti mbijetuar çdo gjëme dhe kërme
Shqiperia nuk eshte qendra e trafikut boteror te droges sic eshte Holanda. Ky ambasador duket i droguar. Mbase qeverisja eshte e droguar ne Holande.
Ne Hollanden tende qe CIA e klasifikon si narko-shtet dhe qendren e botes se trafikimit te droges e shohim per dit si fuksionojn intusticionet. Lere mos e pyet kur jepni leksione dhe ju e kemi 35 vjet qe degjojme budalleqet tuaja.
E driti Holanda me institucionet e saj qe qeveris nje vend qe konsiderohet qendra e trafikut dhe shperndarjes se drogerave me tonelata cdo dite! Cfare do thote Holanda kur Usa ta klasifikoje si rrezik boteror per lehtesimin e trafikut te droges?! Pse Holanda eshte pjese e BE-se, apo per te lehtesuar shperndarjen pa kontroll te droges neper tere BE-ne?!
Edi Rama dhe ti Mero, lidhini zagaret, se leshohen te kafshojne ke tu dale perpara. Nga qe nuk jane ne gjendje te kuptojne se cfare thote ambasadori, fillojne ulerimat kunder Hollandes, a thua se duke share ndreqin gje. Kur do bindeni dhe kritikoni qeverine dhe opoziten, te cilat jane bashke ne shkatrrimin e endrres se ketij populli per tu bere pjese e familjes europiane? Kjo nuk do te thote asgje me shume se ta afrojme menyren tone te drejtimit te vendit me ate te anetarve te BE. Kaq eshte detyra e atyre qe qeverisin, gje te cilen kane 35 vjet qe nuk po e permbushin.