"King-Smith, aventurier me interesa personale, Kim është e korruptuar", Berisha në ofensivë ndaj ambasadores amerikane dhe atij britanik

8 Shkurt 2023, 09:15Politika TEMA

"King-Smith, aventurier me interesa personale, Kim është e

Sali Berisha është në një ofensivë të hapur kundrejt dy diplomatëve të lartë në Shqipëri, ku akuza të forta ka hedhur mbi atë amerikane, Yuri Kim si edhe atë britanik, Alastair King-Smith.


Çështja Berisha-Kim është e njohur prej kohësh tashmë, me deklarata reciproke, të cilat kulmuan në vitin 2021 me shpalljen e ish-kryeministrit si "non grata" nga Departamenti amerikan i Shtetit e të cilat vijuan më pas, sa i takon pretendimeve të Berishës për lidhjet që Kim ka me pushtetin në Tiranë.

Gjatë një interviste në televizionin “A2 CNN” Berisha e ka lidhur figurën e Kim edhe me Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, i cili ndodhet nën akuzë për lidhje me një oligark rus dhe deklarime të rreme në SHBA, ku janë zbuluar edhe takime që ky i fundit ka pasur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Për Berishën, Kim është “një motër siameze” e McGonigal, e cila për qëllim, ka pasur rrëzimin dhe zhbërjen e opozitës shqiptare.

“Kam me qindra fakte për këtë dhe unë jam sot këtu për t’u rikujtuar shqiptarëve se shpallja non e Sali Berishës, të cilin e kam deklaruar si një vendim të bazuar në lobim korruptiv të Edi Ramës e Soros. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk i di përpjekjet antikushtetuese e antiligjore, antidiplomatike të guvernatores Yuri Kim, njeriun që ajo donte kryetar opozite për të vendosur në kontroll të plotë opozitën e një vendi, e cila tani hesht.

Kim hesht, sepse është sjellë si motër siameze me McGonigal, ashtu siç u korruptua McGonigal dhe u angazhua me fuqinë e postit të tij kundër opozitës po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme dhe pa princip për të shkatërruar opozitën shqiptare. E kam denoncuar me kohë, po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme ëpr të shkatërruar opozitën shqiptare.  

Duke mos paraqitur dot shqiptsrëve dhe komunitetit ndërkombëtar qoftë edhe një provë të vetme, kur opozita ishte dhe është popullata më proamerikane, i tregoi barin, i bëhej thirrje për të mos votuar këtë apo atë. Kur emisarë vinin dhe thoshin se kishin dosje për t’ua sjellë”, tha Berisha. 

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, Berisha targeton një tjetër përfaqësues diplomatik të njohur, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith që cilëson si protagonist i të njëjtës skeme kundër tij.

“I njëjti skenar me Alastair King-Smith, i cili edhe këto ditë mbledh gazetarët duke i thënë si një aventurier ri dy shekujve me parë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë në politikën shqiptare. Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Ai është.

Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran.  Unë garantoj se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshim i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptareve nga vendi i tyre”.

 

 

7 Komente

  1. K
    Kelmendi

    Ike Plaku Mere, ike, bashke me Tosun Bac

    1. k
      k

      Non grata për korrupsion madhor familjarisht,dhe minim të demokracisë. Ky është si krimineli që dënon prokurorin në gjyq.Dmth i lajthitur.

      1. L
        Li

        U lodh ditëziu te n’a mbush mendjen qe nuk eshte ky qe eshte. Po si nuk ka turp ky plak i peshtire s’la njeri pa mar neper gojë Hall të madh ka i shkreti

        1. S
          Standard

          "U nuk kam interesa personale, un mbroj interesat e vendit tim"!!!!!! Ky njeri s'eshte ne vete. E pati ne dor Shqiperine per 20 vite, dhe e dogji sa here qe Mundi; 94'. 96', 97', 98', 2008', 2011'. E C'far do bej me Shqiperin, ky njeri , po i mbeti ne dor perseri??? Te gjith e dim se cmundet te beje....Nje rapsod ja pershkruan bukur se cmund te bej ky(dhe jo vetem ky) me Shqiperine:@:@::: "Djajt u lidhen prap ne valle;, Krye Dreqi Dredh shamine;, Thon do bejme Dasem te Madhe;, Do Martojnme Shqiperine"

          1. B
            Banda e Terroristit te spelles s'eshte Opozite

            Banda e Kryeshkerdhates se Kombit , Kryekiminelit qe duhet cuar ne Hage per Krime ndaj Njerzimit , miku i Milloshevicit duhen shkuar ne Hell dhe hudhesh ne Ferr . saleh b hamutaj = Cop Muti shpelle = Jashteshqitje Njerezore

            1. M
              Muzaka i Ri

              O Sale, te kam rixha.Mos dil më ne televizor se na tromakse kalamajte po rrine poshte krevatit nga frika. Je bere me i shpifur se babaj mortjes.

              1. F
                FATMIRI

                JAN PERPELITJET E FUNDIT TE QIFSHA GRUAN DHE SOJIN QE KE O MASKARA DO JAPESH LLOGARI SI FAMILJE NGA DARÀ AMERIKANE NUK SHPETON DOT SA PER BRITANIN E MADHE KETA JAN ME KEQ SE SHBA SE NUK PYESIN SHUME VIJN TE MARIN ME HELIKOPTER NGA SHTEPIA DHE TE ÇOJN NE PIDH TE SATEME DHE SI JAPIN LLOGARI KUJT

                Lini një Përgjigje