Balla: Protesta e Berishës, axhendë personale! Do humbasin më thellë në 14 maj

7 Shkurt 2023, 15:09Politika TEMA

Balla: Protesta e Berishës, axhendë personale! Do humbasin më

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar këtë të martë protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Balla tha në fjalën e tij se sa herë që Shqipëria ka çështje të rëndësishme, Berisha është gjithmonë në protestë. Ai shtoi se protestat bëhen për qëllime të axhendës personale të Berishës dhe jo të axhendës së Shqipërisë.

Si çështje të rëndësishme ai iu referua pranimit të planit franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sa herë që Shqipëria ka çështje të rëndësishme Sali Berisha është në protestë. Do doja që komunikimin me ju ta nisja me një çështje të rëndësishme.

Desha të  përshëndes Albin Kurtin për vendimin e rëndësishëm që ka marrrë për popullin e Kosovës në lidhje me planin franko-gjerman. Që nga 2 korriku i vitit 1990 e më pas, gjithmonë kur Kosova ka një çështje që ka nevojë për vëmendjen e Shqipërisë, Shqipëria duhet ta ketë vëmendjen te Kosova.

Për protestat e Sali Berishës, janë axhenda personale e një njeriu që nuk mund të imponohet mbi axhendën e Shqipërisë. 14 maji po vjen, më pak se 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet.

Dhe ajo që mund t’iu them është se këta do të marrin një rezultat më të dobët nga zgjedhjet e fundit, pasi këta Shqipërinë e njohin nga konferencat për shtyp dhe shajnë punën e atyre që punojnë”, tha Balla.

9 Komente

  1. G
    Goni

    Normal qe Berisha do ket humbjen ne 14 Maj e kte se ve kush ne dyshim

    1. N
      Notknow

      Po skrahasohet dot me Ramen ai capaculi sali

      1. S
        Shkullaku bytha e Berrishes

        Sali dhe familja kriminale Berrisha jane futur ne listen e personave me rrezikshmeri te larte per bashkpunim me grupe kriminale minues i demokracise , drejtesise ,pasurimi me ane te korrupsionit i nje grupi ju flisni per zgjedhje nuk ka asnje interese humbet apo fitone ajo qe i interesone eshte si te shpetoje nga njolla e zeze tatuazhi ( made in non grata) familje kriminale .Ky mjeran shikon endra ne mes dite sikur amerika do ti lutet se ndryshe ky destabilizon vendin e kuptoni ne cfare gjendje psiqike eshte ne cfare delire ajo qe per mua eshte incroensible eshte pasi ky ka dhe femije qe duhet ta terheqin ta hospitalise mos ta lene rrugeve duke u tallur kazanet tv apo ata pseudo gazetar duke je drejtuar ( Doktor ) terme i papershtatshem per nje qesharak vertet nje njeri i kultivuar me titull ka te njejtin langage te njejten sjellje si ky ? Ky eshte njeri i vdekur i pa kallir qe mendone ( après moi le déluge ) .Thirje rinise njerzve qe duan te jetojne jeten, moshave te ndryshme mos u solidarizoni me nje non grata njeriu qe prodhoje 1997, Firmat piramidale ,Grusht shteti ,Çez ,21 Janar , Komleksi partizani Gerdeci te vrare te zhdukur, shitje detit Greqise mos u beni bashkfajtor viktime e nje njeriu ne depresione se eshte turpe .....

        1. A
          Arben

          Shume e vertete eshte se sa here Shqiperia ka ceshtje te rendesishme,berisha krijon gjithmone rremuje.Vetem per zhurme eshte.

          1. B
            Beni

            Mir e ka thene se dalin ne protesta vetem per interesat e veta e jo te popullit.

            1. R
              Roni

              Do humbisni ju o te mjere

              1. L
                Loni

                Shkaterrim keni sjelle gjithmone o njerez te lige

                1. A
                  Ani

                  Gjithmon te deshtuar kane qene

                  1. E
                    Eno

                    Kape i fute i brenda boll na beri pordh ai kriminel

                    Lini një Përgjigje