Sulmet kibernetike, ambasadorja Yuri Kim: 50 mln dollarë mbështetje për Shqipërinë, SHBA-të qëndrojnë krah jush

7 Shkurt 2023, 10:54Politika TEMA

Sulmet kibernetike, ambasadorja Yuri Kim: 50 mln dollarë mbështetje

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e pranishme në Konferencën “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri” garantoi se SHBA do vijojë të mbështesë vendin tonë në përballimin e sulmeve kibernetike.

Gjatë fjalës së saj, kryediplomatja pohoi se sulmet e Iranit ishin keqdashëse dhe të rrezikshme për sigurinë e Shqipërisë.


“Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë janë të rrezikshme, dashakeqe dhe janë një kërcënim për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Menjëherë pas sulmit ne morëm veprime për të mbështetur Shqipërinë.

SHBA dënoi sulmet dhe mbështeti Shqipërinë pas sulmit. SHBA kanë dërguar ekspertët tanë për të punuar me ekspertë shqiptarë për të identifikuar dobësitë e mundshme”, tha ajo.

Më tej, Yuri Kim u shpreh se SHBA do të japë një fond prej 50 milionë dollarë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

“Ju nuk jeni vetëm. SHBA janë me ju. Janë 50 milionë dollarë në mbështetje kundër sulmeve kibernetike dhe ky është vetëm fillimi. Ky është një mesazh i fuqishëm për të gjitha ata që duan të cenojnë aleatët tanë në mbarë botën. Ne do punojmë së bashku”, tha ajo.

2 Komente

  1. A
    Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

    Zonja ambasadore,andi gjyshit hysni dhe i biri spiunit i dekoruar nga spiuni ilir,te ka bere nje pyetje per agjentin dhe ti nuk je pergjigjur. Krimineli komunist sali te ka akuzuar per korrupsion dhe qim peka te sulmon cdo dite dhe ti na jep ndihma

    1. K
      Koli

      Po sekretarja e partise do thote gje per korrupsionin e te gjatit?! Apo funksionon one way..,

      Lini një Përgjigje