Drejtësia re ende nuk po merr iniciativën për të hetuar pasuritë e politikanëve të lartë në Shqipëri edhe kur mbi ta ka denoncime konkrete. Vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së parë për SPAK që të regjistrojë procedim penal për vjedhjen e floririt në Krrabë dhe të nisë hetimin pasuror të Ilir Metës dhe Sali Berishës duhet të presë, pasi do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë përfundimisht nëse SPAK-u duhet të nisë ose jo hetimet për ligjshmërinë e pasurive të kësaj dysheje që kanë mbi 30 vjet në politikën shqiptare.
Por avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili është personi që ka denoncuar vjedhjen e floririt nuk ka ndërmend të ndalet derisa Gjykata e Apelit të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ku më pas SPAK është i detyruar të verifikojë pasuritë e Metës dhe Berishës. Gazeta “SOT” ka siguruar “Apelin Kundërshtues” me fakte dhe prova të qarta që avokati do të dorëzojë sot në Gjykatën e Apelit për të kundërshtuar vendimin e SPAK.
Idajet Beqiri ka akuzuar Prokuroren e SPAK, Manjola Kajana se po bëhet avokate e hajdutëve të “Floririt të Krrabës”, përkatësisht e Metës dhe e Berishës. Avokati ka renditur të gjitha kundërshtitë ndaj SPAK, duke përmendur dhe dëshmitarët okularë, ku nëse SPAK nis hetimet, faktet që ata do të zbulojnë mund të çojë në fundosjen e Berishës dhe Metës për grabitjen e floririt.
Argumentet e Avokatit Idajet Beqiri
Sipas dokumentit që ka dorëzuar në Apel, avokati Idajet Beqiri shprehet se ankimimi i paraqitur nga Prokurorja e SPAK, Znj.Manjola Kajani, nga pikëpamja e funksionit të saj kushtetues, lë shumë për të dëshiruar dhe sipas avokatit përbën një shqetësim serioz ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërore në disa aspekte.
“E para, sipas nenit 148/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit". Nga përmbaj?ja e kësaj dispozite rrjedh se ndjekja penale është detyrë ekskluzive e shtetit. Një nga funksionet kryesore të shtetit të së drejtës është respektimi i kuadrit normativ nëpërmjet sigurimit të një drejtësie penale funksionale. Përcaktimi sa më i saktë i detyrave që ka secili aktor në procesin penal është një nga kërkesat kryesore që duhet të plotësojë kuadri kushtetues dhe ligjor në një shtet të së drejtës.
Për këtë qëllim ligjvënësi ka parashikuar ngritjen e një organi të posaçëm për ushtrimin e ndjekjes penale në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe të shoqërisë dhe ligji procedurial penal parashikon të gjitha fazat e hetimit paraprak që duhet të kryhen nga prokuroria, me qellim vënien para përgjegjësisë të personave që dyshohen si autore të veprave penale. Me qellim qe prokurori të arrijë të ngrejë akuzë kundër subjekteve, ai duhet të mbledhë fakte dhe prova. Nisur nga parimi i ligjshmërisë, prokuroria është e detyruar të hetojë me hollësi dhe të mbledhë prova, nëse ka, kundër çdo të dyshuari.
Idajet Beqiri: Si po i ngatërron rolet SPAK
Në argumentin e dytë kundër SPAK, avokati përmend disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku garantohen liritë dhe të drejtat e çdo njeriu në procesin penal. Sipas avokatit Prokuroria në këtë rast ka ngatërruar rolet.
“Këto liri dhe të drejta personi i ushtron, i mbron, i realizon dhe i garanton si vet, ashtu edhe përmes një mbroj?je ligjore të detyruar, të cilat gjejnë pasqyrim në Kreun e V "Mbrojtësi i të Pandehurit', nga neni 48 deri në nenin 57 të Kodit të Procedurës Penale. Nga përmbajtja e Apelit të Prokurores së SPAK, kundër Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nr. 455, datë 30.11.2022, për fatin e keq konstatojmë një ngatërrim të rolit të Prokurores, si ushtruese e ndjekjes penale dhe përfaqësuese e akuzës në gjyq në emër të shtetit, me rolin e mbrojtësit të të pandehurit.
Prokuroria i është shmangur tërësisht detyrës dhe funksionit të saj kushtetues si ushtruese e ndjekjes penale në interes të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe të shoqërisë, si përfaqësuese e akuzës në emrin e shtetit shqiptar, dhe ka marrë atributet e mbrojtësit ligjor të dy të kallëzuarve, autorëve të dyshuar për vjedhjen e gjësë më të shenjtë për një shtet dhe për një popull, sikurse janë të rezervat e thesarit të Shtetit.
Ku konsiston shmangja tërësore e Prokurores nga detyra dhe funksioni i saj kushtetues si ushtruese e ndjekjes penale dhe përfaqësuese e akuzës në emrin e shtetit shqiptar, dhe marrja prej saj e atributeve të avokates së Sali Berishës dhe Ilir Metë, si dy prej personave të dyshuar si organizatorë, si frymëzues, si nxitës dhe si përfitues të vjedhjes së rezervave të floririt të thesarit të shtetit”, shprehet avokati Beqiri.
Ku po gabon SPAK?
Beqiri shprehet se Prokuroria bën "naiven", çka u shkon për shtat vetëm avokatëve mbrojtës të të pandehurve, pasi sipas tij Thesari i Kërrabës është vjedhur tre herë. Sipas Beqirit, Ahmet Hyka, Pëllumb Dalti dhe Enver Hyka kanë vjedhur 24 arka me flori dhe jo dy qese sa morën tre fshatarët e Krrabës. Ai ka theksuar se vjedhja është bërë nga një grup kriminal u udhëhequr nga Meta dhe Berisha.
“Dy vjedhjet e floririt të Thesarit të Shtetit në 13.03.1997 dhe në muajin dhjetor 1999, të cilat përbëjnë vjedhjet reale të sasive të 24 arkave me florinj, nuk janë hetuar dhe nuk janë gjykuar. Duhet të regjistrohej procedimi penal dhe të zhvilloheshin hetime të plota dhe të gjithanshme, për të verifikuar në radhë të parë provat e paraqitura prej meje si kallëzues, si dhe për të grumbulluar pastaj prova dhe fakte të tjera, gjithmonë në funksionin e saj kushtetues si ushtruese e ndjekjes penale në interes të mbroj?jes së interesave të shtetit dhe të shoqërisë, si përfaqësuese e akuzës në emrin e shtetit shqiptar, në të cilën në mënyrë abuzive Prokuroria nuk e ka bërë, përkundrazi ka mbrojtur Metën dhe Berishën”, shkruan Beqiri.
SPAK nuk pyet dëshmitarët okularë
Sipas avokatit Idajet Beiqiri, “më evidente kjo mbrojtje e hapur që Prokuroria u bënë të dy të dyshuarve për vjedhjen e floririt, Z. Sali Berisha dhe Z. lir Meta, kur lexon paragrafin e parë të faqes "8" të apelit të Prokurores e cila thotë "... së treti, nuk ka asnjë të dhënë se shtetasit e kallëzuar Sali Berisha dhe lir Meta, mund të jenë autorë që të kenë patur lidhje me faktet e gjykuara.
Këtë pohim nuk do të kishte guximin ta bënin as avokatët e të dy të dyshuarve, të cilët nuk mund të anashkalonin në mënyrën kaq arbitrare, kaq të padrejtë dhe kaq të hapur provat direkte të dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, në të dyja rastet e vjedhjes së floririt, në mars 1997 dhe në dhjetor të vitit 1999. Aq më keq kur nuk i merr fare në pyetje këta dëshmitarë okularë, për të dëgjuar çfarë ata kanë parë.”
Dëshmia e Izet Haxhisë që fundos Berishën dhe Metën
Avokati gjithashtu ka zbardhur dhe dëshminë e ish-truprojës Izet Haxhia që SPAK duhet ta konsiderojë si të dhënë. “Nuk e konsideron te dhënë Prokuroria deklarimet e dëshmitarit okular Izet Haxhia i cili thotë se së bashku me 8 persona të terë të armatosur, nën komandën e tij, ishte urdhëruar prej ish Presidentit Sali Berisha të ruante Tunelet e Krrabës, objektin e sigurisë më të lartë të shtetit shqiptar ku ruheshin rezervat e arit te vendit si dhe arkiva "tepër sekrete" e shtetit? Nuk konsiderohet "e dhënë" dhe"provë" deklarimi i tij se një ditë më parë, domethënë në datën 12 mars 1997 Z. Sali Berisha më dha urdhrin Sonte (13 mars 1997) tërhiqu me gjithë forcat e tua nga ruajtja e tuneleve te Krrabës se do të vijë tjetër kush aty? Unë, deklaron dëshmitari okular lzet Haxhia, i kam larguar forcat duke zbatuar urdhrin, por nga ana tjetër isha i bindur që Z. Sali Berisha po bënte një plan djallëzor kundër rezervave të arit të shtetit.
Ndaj mbasi kam larguar forcat, kam shkuar në mënyrë të fshehtë dhe kam ruajtur se çfarë do të ndodhte. Ky dëshmitar jep emrat konkretë të personave që kanë shkuar te Tunelet e Krrabës dhe duke patur në duar 4 çelësat me kode dhe 4 çelësat mekanik të dyerve të tuneleve, i kanë hapur ato dhe kanë hyrë brenda tuneleve, ku më pas kanë dalë nga tunelet të ngarkuar rëndë me çanta të mëdha shpine ushtarake.
Vetëm me këtë provë të vetme "Organizata kriminale" e udhëhequr nga Z. Sali Berisha, në ltali, Gjemani, Francë e kudo, sikurse edhe në Shqipëri, nëse nuk do të bëhej fjalë për ish Presidentin e Republikës Sali Berishën, por për fshatarin e Krrabës, do të shkonin në burg jo vetëm për vjedhjen e thesarit te shtetit, por edhe për krijimin e organizatës kriminale dhe për kryerjen e krimit të rëndë nga kjo organizate kriminale”, shprehet avokati.
Dëshmitarja misterioze
Gjithashtu Idajet Beqiri ka zbuluar detaje dhe për një dëshmitare okulare që mund të tronditë pozitat e Metës dhe Berishës nëse hapet çështja. “Dëshmitarja okulare, e cila është e gatshme të dëshmoj, (por jo para Prokurores Manjola Kajana), se natën që është vjedhur floriri i Krrabës në dhjetor 1999, me helikopter, ka qenë i pranishëm edhe i ndjeri Kastriot Braho, ish truproja i Ilir Metës si dhe kolegu i tij Kastriot Koçi. Prej këtyre dy personave ajo ka mësuar se u ishin dhënë prej ish Kryeministrit lir Meta çelësat e tuneleve të Krrabës dhe kishin shkuar dhe i kanë hapur ato, kanë marrë arkat me flori dhe i kanë ngarkuar në helikopter.
"E kam kurrizin ende të nxirë nga rëndesa e arkave të mbushura me flori, i ka deklaruar i ndjeri Kastriot Braho, kësaj dëshmitare, duke i treguar gjithashtu mjaft e mjaft detaje të tjera se si më pas e kishin çuar dhe e kishin fshehur floririn e vjedhur. A e mori në pyetje këtë dëshmitare Prokuroria? Jo vetëm që nuk denjojë ta marrë në pyetje, por anashkaloi dhe nuk përmendi fare në vendimin e mosfllimit të procedimit penal, kallëzimin e bërë se i ndjeri Kastriot Braho, në kohën që Sali Berisha akuzoi Ilir Metën se "vitin e ri në dhjetor 1999 e festove me floririn e vjedhur në Krrabë", në një moshe fare të re, iku pa pritur dhe pa kuptuar nga kjo jetë!”, vazhdon Idajet Beqiri.
Provat janë aty
Gjithashtu avokati i njohur Idajet Beqiri e ka quajtur abuzive dhe të pavërtetë kundërshtimin e SPAK se akuzat e tij për vjedhjen e “Floririt të Krrabës” janë deklarata politike. Sipas tij, “edhe vet këta dy ish funksionarë të lartë të shtetit, Sali Berisha dhe llir Meta, nuk do ta merrnin dot guximin të bënin këtë konstatim dhe këtë konsiderim rreth deklaratave që kanë bërë në organin më të lartë ligjvënës të shtetit, si dhe me zë dhe me figurë në të gjitha mjetet audiovizive kombëtare të vendit për vjedhjen e floririt. Deklaratë politike mund të quhet një baltosje që njëri apo tjetri politikan i bëjnë njëri-tjetrit, por që në fakt nuk ka asgjë të vërtetë në deklarimet e tyre. Mirëpo në fakt, Shtetit Shqiptar iu është vjedhur thesari dhe jo me hipoteza, por fizikisht rezerva e floririt të thesarit të shtetit, u është pakësuar ndjeshëm pasuria kombëtare. Pra vjedhja ka ndodhur. Floriri është vjedhur pikërisht në dy muaj të viteve 1997 dhe 1999 kur çelësat e thesarit të shtetit i kishin Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me "deklarata politike", por me dëshmi direkte dhe indirekte që japin jo thjeshtë "indice", por prova të fuqishme për hetimin e çështjes dhe fajësimin e tyre”, u shpreh Beqiri.
Beqiri: Si po e shpërdoron detyrën SPAK
“Këto deklarata "politike", duke mos qenë të vetmet, sikurse pretendon në mënyrë abuzive Prokurorja, të marra të lidhura me faktin që realisht floriri është vjedhur në një sasi të konsiderueshme, gjë ka dëshmitarë okularë të cilët thonë mënyrën se si u vodh floriri dhe çfarë roli kishin në këtë vjedhje Sali Berisha dhe Ilir Meta që për të mbuluar këtë vjedhje janë eliminuar duke i larguar nga kjo jetë pjesëtare të "organizatës kriminale”, nuk mundet të mbyllen me papërgjegjshmëri, për të mos thënë me veprime haptazi në shpërdorim të detyrës nga Prokuroria, duke mos filluar procedimin penal. Gjithashtu avokati ka zbuluar se floriri i vjedhur ka karakteristikat dalluese të tij. Sipas tij, ekspertët specialistë, nisur nga karakteristikat e floririt të vjedhur, posaçërisht "lirat turke", janë në gjendje të thonë nëse është Floriri i Krrabës apo jo, ato sasi që edhe sot janë në tregun e shitjes prej biznesmenëve të ndryshëm shqiptar. Regjistrimi i procedimit penal, caktimi i një grupi ekspertësh nga ana e organit të akuzës për të bërë edhe sot një inventar të saktë të hyrje daljeve të floririt, nga njëri inventar, tek tjetri, nxjerrja e sakte e sasisë së vjedhur dhe asaj ekzistuese, llojet e monedhave të florinjta qe mungojnë në thesarin e shtetit, duhen bërë me domosdoshmëri, pasi ende edhe sot e kësaj dite as qeveria aktuale nuk e ka te qartë”, shkruan avokati.
Ku e kanë fshehur floririn Meta e Berisha?
Avokati Idajet Beqiri gjithashtu ka bërë një reagim të fortë. Ai tha se pas bërjes së këtij akt ekspertimi, si kallëzues merr përsipër të paraqes prova me emra konkretë të personave, numrat e telefonit dhe dyqanet ku vazhdon dhe sot shitet floriri i vjedhur për llogari të Berishës dhe Metës “Pas bërjes së këtij akti ekspertimi, unë kallëzuesi, marr përsipër të paraqes prova të tëra me emra konkret të personave, me numrat e telefonit të tyre, me dyqanet ku edhe sot vazhdon të shitet floriri i vjedhur për llogari të Sali Berishës dhe të Ilir Metës, dyqane që janë brenda vendit dhe jashtë vendit, duke këmbyer atë në euro dhe në dollarë. Sali Berisha dhe lir Meta, para se të vinin dorë mbi floririn e Krrabës së bashku me "Organizatën kriminale, nuk i kishin pasuritë që disponojnë sot.”
Pasuritë e Berishës
“Këto pasuri ata i kanë vënë me shitjen e monedhave te floririt te Krrabës. Unë nuk kam qasje në banka dhe në Kadastër, sepse jam një qytetar i thjeshtë, dhe jo një përfaqësues i organit të akuzës apo të Gjykatës për të verifikuar pasuritë e Sali Berishës dhe të ilir Metës. Por i kam afruar SPAK në kallëzim që të verifikojë faktin se Sali Berisha dhe familja e tij, në vitin e pare të deklarimit të pasurive në vitin 2003, deklaroi një apartament në Rrugën.
"L. Myzeqan". Krahas shume pasurive dhe të hollave të tjera, për të cilat nuk kam akses ti marrë dhe t’ia vë në dispozicion SPAK, ka të regjistruara në Kadastrat e Shqjpërisë23 (njëzetë e tre) apartamente me sipërfaqe nga 100-200 m2, një Vilë në Gjirin e Lalzit; si dhe pasuri të tjera të paluajtshme, si dyqane; Katin e 14-të të Pallatit pranë RiVSH, Rruga "Mustafa Matohiti", të cilin e përdor për zyra; si dhe Llogarite bankare ne Tirana Bankë, Intesa San Paolo Bank, Raiffeisen Bankë të cilat në total kapin shifrën e 2 miliard dollarëve. Dhe në këto shifra bëhet fjalë për pasuri të deklaruara, në një kohë që pasuritë e fshehura dhe te regjistruara ne emër të personave të tjerë, kapin shifra të frikshme. A mbulohen këto pasuri me te ardhurat e ligjshme. A i ka deklaruar të gjitha këto të ardhura të kthyera në pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare ?
Pasuria e Metës
E njëjta situatë është edhe për Ilir Metën, i cili ende vazhdon të shesë floririn e Krrabës dhe të vërë me të pasuri te patundshme dhe llogari bankare. Ai disponon një Vilë në Golem, të cilën është blerë pas vjedhjes se floririt të Krrabës, në shumën prej 60 mijë USD dhe në vitin 2006, Ilir Meta e shiti atë 300 mijë euro. Ne vitin 2010 ka blerë një apartament në shumën prej 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë. Ilir Meta ka të regjistruara në kadastra edhe Vilë në Gjirin e Lalzit; Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2; Apartament banimi në Durrës; apartament banimi në Tiranë 99 m2, Apartament banimi ne Tirane 75 m2; apartament banimi ne Tirane 69 m2, Apartament banimi ne Tirane 103 m2; Apartament banimi në Tiranë 94 m2, Apartament banimi në Tiranë, Njësi tregtare 107 m2, Njësi tregtare 63 m2; Njësi tregtare 172 m2, Garazh 318 m2, Garazh 17 m2; Llogari bankare qê llogaritën në 2,5 miliardë dollarë, etj.
Eshte Skandaloze qe nji Jurist si Avokat I.B lufton per kte te Drejte ne Mbrojtje te Shtetit Shqiptare dhe vendosje te Dinjitetit te Shqiperise ,perdhsur mga Dy Kriminele e Hajdute qe shpartalluan ku munden gjithcka brenda ktij Shteti , duke ber Pasuri qe kta kurr s'i justifikojne dot , i sjell Fakte Drejtesise (ose te pakten keshtu mendojme te jen Prokuroret e Spak ) - nderkohe qe zonja Prokurore e Spak - e kundershton ! Pra ktu duhet te ndahet mir gjithcka. Kujt i sherben Spak e kjo Prokurore qe s'ka asnji interes ,per Kthimin e Floririt ne Thesarin e Shtetit dhe Hajduti ilie metaj e saleh berisha , Dy Banditet e Politikes qe Dikushi na la si Muti ne deren e Shtetit ,te marrin Denimin e merituar dhe sekuestrohet gjithcka kan pervetesuar ktij Shteti . _ Pra ktu ,kemi te bejme me nji Prokurore e cila duhet te Hetohet se kujt i sherben :Ktij Shteti qe e paguan e ka Detyrime Ligjore ,apo Mafiozeve Politike qe kan Vjedhur ,Vrare ,Plackitur Prona e shitur Shqiperine ! I nderuar Avokat i Shqiperise , gjithe shqiptaret e ke pas ,ne mbeshtetje te ksaj kauze qe i kthen Dinjitetin Shtetit Shqiptare ,i cili s'mundet te injorohet nga Dy Sharkatane e Kriminele Esadiste . Eshte Koha per Drejtesi e denimin e Krimineleve → [salih metaj]
I nderuar komentues shqipetaret vertet jane me avokatin por mos harro qe Ha merr dhe ika eshte me keta ,ndaj nuk ka drejtesi,ndeshkim e rikthim te pasurise se ketij vendi sepse edhe atyre u intereson ky thesar e kurgje me shume! Nen hijen e tyre u formua PD(Partia e Dinosaurve),nen hunden e tyre per te marre pushtetin me dhune u vrane kater deshmoret e 2Prillit !Berisha beri 95,97 ,2008,2011 dhe Saliu me "grade" nga skutat e erreta te pertej Atlantikut u etiketua "Burre shteti" dhe mekembesi i tij "yll ne ngjitje"!Qe te dy u morren nen mbrojtje nga Ambasada "mike" ku per ironi te fatit sot ambasadori quhet zedhenes i Presidentit te SHBA!!!!!!Perse u aneksua kundershtarja nr.1 e drejtesise znj.I.Rama dhe kush e aneksoi?Perse i morren "serverin" me demek se do ta çonin per espertize ne SHBA dhe e fshine!Perse ata zgjedhin prej kater mandatesh kryeprekurorin,dhe se fundemi drejtuesin e ASPAK-ut dhe te gjithe veriore?????????????????????????????????????????????????????????????????? Ndaj lodhesh kot o Avokat e kujdes se do te te nisin ndonjehere (larg qofte) me ndonje helikopter per kurim per te te mos u kthyer me!Mos mendo se gjithçka ka bere Sali Berisha eshte bere me koken e tij dhe pa plan e dieni te "atyre qe e terheqin dhe se kepusin".Saliu vertet eshte kriminel sepse ai ka qene edhe zanati i tij primar por ai gjithnje ka vepruar nen urdhera .Ndaj ai nuk trembet edhe sot e kercenon per rridjegje te Shqiperise ,perse jo i mbeshtetur me ndonje plan siç eshte vepruar deri me sot!Dhenia e nofkes qe per te nuk perben asnje rendesi "Person non grata" eshte per ta mbrojtur nga gjithçka duke i hequr kompetencat drejtesise shqipetare per ta marre qofte nje here per te pire kafe sepse per ta pyetur as qe behet fjale me ata drejues qe sot mbajne peng drejtesine ! Avokat a i ke bere ndonje here pyetje vehtes se po sikur Saliu ta kete bere dhurate ,pertej Atlantikut siç beri me Angline e qe kerkush nuk e permend me me goje!A ka imunitet me te madh pas kesaj!!!!!!!!! Miqeve u intereson me teper hangari qe tashme eshte i boshatisur plotesisht se sa rrojtari.
Fundi i muhabetit o i nderuar avukat ketu ne kete vend nuk ka per tu bere kurre drejtesi sepse po duket sheshit qe edhe me prova sic thua zotote nuk e hap gojen njeri por tere vemendja eshte tek ai zyrtari Megdonnigal qe nuk e ka bere detyren mire ne ( Ameriken e dashur te Saliut ) ose duheshe marre ti i pandehur per njollosje te dy figurave te ndritura te politikes ne kete vend .
Fuck spak.....bastarde dhe sherbetore te krimit...mjere Shqiptaret....
Populli shqiptar dhe matufet socialiste duhet ta kuptojne qe jo SPAK e BKH por asgje nuk ka ndryshuar nga drejtesia berishiane.Mos shpresoni se mund te arrestohet Berisha, Meta apo ndonje politikan hajdut apo vrases nga PD apo PL. Nuk do te ndodhe. Do te vazhdojne te arrestohen ministra, deputete apo kryetare bashkish vetem nga PS e spurdhjaket socialiste do te vazhdojne gjumin letargjik. Shikoni ekranet cdo dite ku bilbilosin politikane hajdute e kriminele te opozites kunder korrupsionit e krimit. O tempera o mores ! Qelbaniket qe votojne shumica e shqiptareve heshzin e kujtojne se populli do ti votoje gjithmone
Mire e ke O Tironso, po kjo pune s'eshte vetem Drejtesia Berishiane e PLEPISTAVE, ketu dore kane dhe keta Rilindsat, se ndryshe s'i mund te shpjegosh faktin qe edhe pas Veting-ut ne drejtesi, asnje nga gjygjtaret, prokuroret e perjashtuar nga sistemi i Drejtesise nuk i eshte futur asnje gjemb ne kemb, pra as i jane konfiskuar pronat e bera me paret e vjedhura popullit dhe as jane marre te pakten te pandehur, pa le te jene denuar...!??? Te gjithe pushtetaret Blu, Rose, Mavi apo te Kuq, s'kane leverdi t'i shkohet deri ne fund kesaj pune, se po u rrexua ndonjeri prej tyre, ata e din shume mire se do i terheqi me vete ne humnere, prandaj i mbajn rradhet e shtrenguara fort dhe i mbrojn kurrizin njeri tjetrit, pavarsish propagandes dhe sharjeve qe bejn me buje neper media, qe s'eshte gje tjeter vete se nje kod nder tyre, per t'i paralajmruar se po u hapen petet e lakrorit, te gjithe keta plehra qe n'a kane vjedh per 33 vjet, duhet te shkonin se paku ne Rec!
Kjo levizje inteligjente e Avokatit te mirenjohur I.B ve ne prove Drejtesine Shqiptare nese ajo do te behet Drejtesi ne kte vend apo Jo ! Dhe kjo ,mendoj un do sqaroje shume ne kte Shtet , se cdo te thote Spak , cdo te thote Prokurore ( kujt ja la mamaja pastruse Pasurine dhe kujt babai karrocjer drush ne komunale ) dhe ne fund te fundit se kujt i sherbejne kto institucione qe po rjepin Taksapaguesin e vafrerojne ate ,e detyruan te largohet nga Shqiperise sepse ktu ne kte vend kto Institucione qe paguhen per te bere Drejtesi nga ky popull . nuk duan Drejtesi !!!!! Kjo eshte Kriminale ,eshte ne kundershtim me Kushtetuten dhe Ligjin e nji vendi . Ktu duhet menjiher te nderhyje Shteti dhe vendosi pikat mbi iiiiiiiiii ! Prokurorre te tilla alla Llalla punojne per Anti Shtetin dhe duhet te largohen nga Drejtesia .Edhe kjo Prokurore e cila Nuk Ka Deshiren ti sherbej Drejtesise . Ktu qenka Kriminalizuar gjithcka dhe Shteti tuafeve rri e ben sehir ? Diku tjeter i kishin ngrit zgupthi kta fakeProkurore qe mesa duket qekan Klonuar ne te njetin Stan
Vleresim me te larte per ju zoti avokat, per force profesionale dhe guximin atdhetar. Tani duhet te hyje ne loje shteti, qeverine si dhe gjithe populli pro drejtesise per te nxjere te verteten ne shesh. Ju jini shume me shume se sherbyesit te kokes se krimit Sali e Ilir floririt. Ngriu o popull se keta hajdute perpiqen me te gjithe menyrat ti shpetojne drejtesise….. E vertete vonon por nuk haron…
Ruju Idajet se Saliu e I Liri te dergojne per gjah pas Dajtit……. Bashkatdhetari
Gjithë sa po thoshte avokati isha gati t'i besoja, por kur përmend shifra 2.5 miliard dollar njëri dhe 2 miliard tjetri, mu duk sikur i ra me shkelm kovës që kishte mbushur. Pikërisht, kur flet me shifra qesim bëhesh i pabesueshëm dhe dukesh sikur je vënë në garë me Sali Berishën, babai dhe nëna e të folurit pa përgjegjësi. Por kot e ke avokat, kurrë nuk mund t'ja kalosh Berishës për të nxjerrë nga goja aq shumë broçkulla. Gjithë sa thoni ju avokat, janë flori e shkuar floririt për hajdutët e floririt. Vetëm pse flet një njeri i pabesueshëm si ti, për t'a nuk mund të ketë mbrojtje më të mirë. Mjerisht, avokat, askush nuk të merr seriozisht. Dhe kjo është njëkohësisht arritja dhe fatkeqësia jote më e madhe. Por dhe e jona si popull fukara, që na është vjedhur gjaku dhe djersa e një pune skllavëruese dhjetra vjeçare.
O SHEFIK! ME DUKE SE QENDRON NE FIK! Edhe shehit edhe osmen.
Manjola Kajana po e sfidon Drejtesine e Re Demokratike te Shqiperise. Ku eshte Presidenti i Shqiperise , a po fle gjume?! Siguria Kombetare eshte ne rrezik. KUsh i mban celesat e Thesarit te Shtetit?! Zoti Idajet Beqiri duhet te merret urgjentisht ne mbrojtje te Shtetit shqiptar ose te SHBA-se.
O popull shqipëtar: Merru dhe ngrihu jo në protestë por tamam në revolucion, por jo në revolucion për atë që thotë Saliu. Më parë duhet zgjidhur ky problem madhor që ngre Avokat Beqiri dhe nëse janë të vërteta apo të pa vërteta ato që ai ngre, ti tregohet vëndi njërës apo tjetrës palë. Pas kësaj të kërkojmë zgjidhjen e dytë, atë që kërkon përditë Saliu edhe nëse Saliu përfundon prapa hekurave për të parën. Kjo mendoj se është kultura e një populli demokratik dhe që e dëshiron shumë demokracinë ligjore. Avokati ti verifikojë mirë datat dhe vitet për ti patur shumë të sakta, sepse vjedhjet dihen që ndodhën dhe kush e solli thesarin e shtetit mbas vitit 1992 nga Skrapari në tunelet që ruante garda Krrabë, dihet. Ato tunele nuk ishin për atë punë.
Respekt i nderuar Avokat. Flaka e drejtesise qe ke ndezur, u befte vullkan popullor mbi keta mafioze e kriminele qe kane paralizuar gjithshka.
Budallenjtë rrinë me vesh hapur dhe mendojnë se vertetë këta e kanë vjedhë floririn dhe do ta gjejnë këta të tjeret dhe tjua ndajnë atyre qe lehin hahaha Or idiotoër...floriri ka ikur ne Amerikë për luftën e Kosovës, kurse ju vazhdoni të lehni se do të gjeni noc rrokun os mark frrokën hahaha
Kembana , Floriri sateme se e paske pas Putane Patriote e na paska pagu luften e kosoves O Djall i Zi ! Eh mor Gjarper , ju a njohim mire Helmin ne juve o Prostitutat e Kombit .
Jo more, po si keshtu? Mos ta kerkojme floririn me nje fjale se floriri eshte perdorur per patriotizem nga rraketiku dhe mortja e vicidolit.
U cove nga gjumi mo per floririn eLikes. Po jane krime te tokes meme ato si lufton kush. Meru me krimin e Rames me mire se eshte krim ne dhe te huaj e denohesh ne ate dhe.
Ti kemban koke koqembana, Po çfarë Kosove bre njerëzit flasin se si kanë vjedhe edhe nga fondi 3 % për Luftën e UÇK.
Me kujtohet se keshtu ha,ha,ha, qesh vetem Ilir Meta, ish spiuni. Apo jo, shoku kembana. E paske dhene per luften e Kosoves !!! Hi, hi, hi.
Ky fare avokati,kujtoj se duke trilluar perralla me vjedhjen e floririt me gomar,mushka,makina e helikoptere bo te kete mbetur akoma ndonje shqiptar qe ta besoje.E gjithe kjo eshte nje loje e piste per te hequr vemendjen nga vjedhjet e shekullit me djegesat e plerave qe ne vlere e tejkalon floririn qe gjoja avokati na perrallis se eshte vjedhur. Ty or avokat qe nuk te ze gjumi per fatet e Shqiperise si nuk na the nje fjale per kutite me dollare qe jane paguar agjenti nga segmete te erreta te qeverise.Per hajdute qe paguhen me taksat tona dhe jane pjese e Kr.Ministrise apo ministra qe kane nxjere ne shitje asete te rendesishme kombetare. Edhe ti diku kullot ne luadhet e qevetise,apo jo,o avokat.
Hekuri rrihet sa eshtë i nxehur. Tani lufta kundër korrupsionit, krimit dhe grupeve mafjoze të organizuar do organe të përgjegjshme dhe të mirë koordinuar veprimet e tyre.
Te te theme diçka Idajet: keto fakte çoi me mire tek prifti, hoxha apo ne teqen e baba Mondit se ne Shqiperi prokurore, spak e pordhikali jane te vdekur e te pa kallur. S'ka me: dobiçi sheqeres i ka helmuar me gjethe plepi dhe ata po bejne detyren, prandaj organizoni njerezit tu shkoje tu pervelojne zyrat dhe shtepite me ata brenda: prokurore, gjykates, avokate qafederra qe na bejne dhe politike. Ti pervelojne e ti zhdukin; vetem keshtu zene mend ata, ndersa dobiçin ta çojne ne shtepine e femije çmendur ne burg e ate nipin e babait te teqese ti ngrene kembet perpjete. Ata bejne dhune me pushtetin qe i vjedhin popullit dhe populli dele para tyre sikur ka dy jete!
Qe thesari u vodh,nuk do mend e kalem.Vete Z.Sali,ka deklaruar se nje nga vjedhesit e thesarit eshte I.Meta,duke e etiketuar siIlir Floriri.Edhe per kaq prokuroria duhet te kis kryer hetimet e duhura.Z.Idajet,me guxim po thote se keta persona kane kryer kete veper penale kurse prokurja ka dale ne mbrojtje te te akuzuarve (ne fakt ajo nuk e mohon akuzen kur mbrojtjen e bene me a-parashkrimin e krimit,koha ka kaluar,apo kur thote se dikush eshte denuar).Ne qoftese doni te vendosni nje gur ne shtetin e te drejtes ,kryeni hetimet e nevojshme dhe le te vendos gjykata . Pushtetet duhet te kryej secili detyren e vet,duke perfshir dhe medjen.Ne te kundert tregon se jemi nje shtet prone e dy "kapobandave" dhe te tjereve qe vine me pas.
O milet shikoni sarajet e ketyre edepsezeve Salih dhe mute fshatari.Keta kane vjedhur hapur dhe gjithe populli shikon dhe degjon kurse drejtesia nuk di gje. Pallati ku jeton kafsha Sali kushton 1.2 milion euro. Si thoni ju billet me ruge ojo prone.Edhe pi..e Lirise te shesi nuk mblidhen aq leke.Keta 2 bandite kur ishin ne pushtet cfare bene me minierat po chez po miliardat e ushtrise po hidrokarburet po dhenia e trojeve ne bregdet e kudo pa kriter.Te gjitha keto jane pazare ose PARA te futura ne xhep.Sot krenar por qe vijne era mut kakarisin fitimtar.Kurse keto trularaskat e drejtesise te berne puent ose te largohen.
Zoteri verifikoj mire informacionet qe thua se po ze ne goje persona te nderuar qe kane ikur nga kjo bote nga semundje te pasherueshme.Une jam mbesa e Kastriot Brahos qe kush e njihte e di ndershmerine e tij.Personj qe ju e zini ne goje nuk ka punuar ne ato vite siç thoni ju,gje qe verifikohet lehte ne instancat perkatese.Ai ka dy femije te mrekullueshem dhe familjare qe nuk duan te shqetesohen nga shkrime te tilla.Ju lutem te jeni serioz dhe te verifikoni informacione,mundesisht te kerkonj ndjese ...