Debati për rrugën “Ibrahim Rugova”, Veliaj: Rruga është zgjatur me 300 metra. Po planifikojmë shtatoren e Presidentit në Tiranë!

6 Shkurt 2023, 13:16Politika TEMA

Debati për rrugën “Ibrahim Rugova”, Veliaj: Rruga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar në një intervistë për ‘Top Neës’ se rruga “Ibrahim Rugova” nuk është shkurtuar, siç është thënë nga opozita në media ditët e fundit, por përkundrazi është zgjatur me 300 metra dhe shkon deri te Diga e Liqenit.

Veliaj theksoi se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, i cili prej disa vitesh quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. “Rruga ‘Ibrahim Rugova’ jo vetëm që nuk është shkurtuar, por është zgjatur dhe po ua shpjegoj pse. Ajo fillon tek Ura e Lanës, vazhdon te Presidenca, pastaj te sheshi ‘Shopen’, por nuk përfundon aty, sepse me hapjen e ish-Gardës së Republikës, vijon matanë saj, duke u zgjatur edhe me 300 metra të tjera. Pjesa tjetër e rrugës, segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’ quhej rruga ‘4 Shkurti’. Ka 7-8 vjet që quhet kështu. Organizatat e Veteranëve na kërkuan saktësimin e emërtimit të saj në ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’”, tha ai.

Veliaj shtoi se ka komunikuar me familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me të cilët po planifikon vendosjen e një shtatoreje në Tiranë. “Dje kam pasur një bisedë të gjatë dhe jashtëzakonisht miqësore me Ukë Rugovën, djalin e Presidentit të nderuar, Ibrahim Rugova. I kam shpjeguar situaten dhe ai ishte jashtëzakonisht mirëkuptues. Unë jam mik me atë familje. Në zyrën time, familja Rugova mori nënshtetësinë shqiptare. Ishte një nder i madh për mua! Znj. Rugova vinte për herë të parë në Shqipëri, kështu që, unë kam detyrimin t’ia shpjegoja familjes Rugova dhe ata, jo vetëm janë të qarte, por edhe dashamirës, madje së bashku po planifikojmë vendosjen e një shtatoreje të Ibrahim Rugovës në një nga sheshet e rrugës që tani është zgjatur. Pra, kalon edhe ish-Gardën e Republikës dhe del te Diga e Liqenit Artificial sepse është vazhdim i asaj rruge, mes për mes ish-Gardës. Do të jetë një pedonale shumë e bukur dhe ndoshta aty është edhe vendi ideal për një shtatore të Ibrahim Rugovës”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku tha se tymnaja e krijuar në Tiranë dhe në Kosovë është organizuar nga politikanë dhe analistë që synojnë përçarjen. “Më vjen keq që Bashkia e Tiranës sulmohet nga ata njerëz që, teksa ishin në bashki, shkollën “Kosova” donin ta bënin pallat, teksa ishin në qeveri furnizonin me naftë Millosheviçin, madje për ta UÇK-ja ishte një organizatë terroriste dhe teksa ishin gjallë këta drejtues, Sali Berisha s’ju fliste me gojë - njësoj si me modelin e Azem Hajdarit. Por, unë besoj se problemi real që kemi në Shqipëri dhe në Kosovë ka të bëjë me disa njerëz që kanë ende simpati për fashizmin. Në qoftë se Ibrahim Rugova do të ishte gjallë, si antifashisti më i madh ndaj fashizmit të Millosheviçit, do ta kishte nder që të ishte në një segment, që ndahet nga një lumë, me emërtimin e një lëvizje antifashiste, siç ishte Lëvizja Antifashiste në Shqipëri. Ndaj, këtu problemi nuk është rruga! Kush do ta dijë të vërtetën, e zbulon të vërtetën. Kush jeton në Tiranë, i di si janë të vërtetat. Problemi që kemi andej dhe këtej kufirit, është se kemi politikanë që mezi presin vetëm të gjejnë gjahun e ditës, tamam si ajo hiena që kap prenë e vet ta shqyejë, dhe të shqyejnë kombin tonë. Detyra jonë si njerëz seriozë është që të mos përçahemi, as nga këta politikanë, as nga analistët, që janë në borderotë e këtyre politikanëve si andej, edhe këtej kufirit”, tha Veliaj.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta gati të deklarohen protofashistë

Duke komentuar debatin për saktësimin e emërimit të rrugës “4 Shkurti” në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se këto reagime të opozitës vijnë sa herë që në Tiranë flitet për antifashizmin. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve në Shqipëri dhe në Kosovë që të mos bien pre e komenteve përçarëse, nga politikanë dhe analistë që janë gati të deklarohen protofashistë.

“Unë e di ekzaktësisht kush punon për kë interes të grupeve të huaja, apo të politikanëve që synojnë përçarjen. Ndaj, edhe u bëj thirrje vëllezërve dhe motrave në Kosovë, mos u përçani nga këta njerëz, shikoni faktet - opinionet i kemi të ndryshme, por faktet nuk mund t’i kemi të ndryshme. Ju përmenda një listë faktesh dhe nuk pranoj komente as nga Sali Berisha, as nga Luli me Joridën dhe sidomos nga LSI-ja, që në 2012-ën e ka konsideruar një akt të tradhtisë së luftës dhe të partizanëve riemërtimin e rrugës, kurse sot papritur janë gati të deklarohen fashistë. S’ka asnjë problem, se një parti që nisi si lëvizje socialiste, sot është një ‘freedom party’, pra ka kaluar komplet në ekstremin e djathtë, nga këta “protofashistë” Shqipëria dhe Kosova gjithmonë kanë pasur probleme”, tha Veliaj.

Ai shtoi se e ardhmja nuk i përket as fashizmit, as nazizmit, por solidaritetit dhe vëllazërisë. “Sa të kem frymë dhe sa të jem në këtë detyrë, do të punoj që Kosova të nderohet dhe të respektohet, siç e kemi bërë në gjithë këto shembuj. Do të sigurohem që do të vazhdojmë ta ushqejmë këtë vëllazëri, ndërkohë që e pranoj që, siç ka ndodhur përpara 79 vitesh, ashtu vazhdon ndodh edhe sot, që një pjesë e jona i gëzohet përçarjes, investohet në ndasi, por nuk kanë të ardhme. E ardhmja i përket bashkimit dhe solidaritetit mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe njerëzve të nderuar që marrin emërtimet hapësirat publike në Tiranë, Prishtinë dhe kudo tjetër", tha Veliaj.

Më tej, kreu i Bashkisë së Tiranës solli shembuj konkretë se si gjatë administratës që ai drejton, janë vlerësuar dhe nderuar shumë personalitete të Kosovës. “A ka politikanë në Shqipëri e Kosovë, të cilët nga kolltuku i tyre duan të fusin frymën e përçarjes? Patjetër që ka! Por, dua t’ju kujtoj diçka: Në Tiranë kemi edhe një emërtim tjetër, aty rruga ‘Ibrahim Rugova’ do të takohet me rrugën ‘Kristo Luarasi’, tek Diga e Liqenit, aty ndodhet rruga e ‘Kosovarëve’. Unë dhe administrata jonë ndërtuam shkollën ‘Kosova’, e cila u dogj gjatë kohës që PD-ja bënte gati lejen e pallatit - zonja Tabaku, z. Basha, Petrit Vasili ishte nënkryetar bashkie asokohe, së bashku me Monikën dhe Ilirin në koalicion, u bënë bashkë për të dhënë pallat në territorin e shkollës ‘Kosova’. Sot ajo është ngritur më e fortë, më e bukur, më e madhe se ç’ka qenë kur kam qenë unë fëmijë dhe shkoja në atë shkollë. Ju kujtoj sheshin ‘Adem Jashari’, i cili dikur ka qenë një rrethrrotullim makinash, siç ka qenë në fakt edhe sheshi ‘Skënderbej’. Sot sheshi ‘Adem Jashari’ është me shatërvanë, ka një veshje me pllaka mermeri, janë mbjellë pemë, është vërtet një vend ideal për homazhe. Ju kujtoj se Tirana ka një park me emrin ‘Nexhmije Pagarusha’, ndodhet te Parku i Liqenit. Për të gjithë ata që kritikojnë pemët, qofshin në Kosovë, këtej apo andej kufirit, le të vijnë të mbjellin një pemë aty. Ndoshta është mënyrë më e mirë se sa të bëjnë analistin nga kolltuku dhe të mbjellin përçarje mes nesh. Ju kujtoj se, ndërkohë që jam kryetar i Bashkisë, kemi dhënë vetëm një titull “Qytetar Nderi” në Tiranë dhe ky titull i është dhënë z. Adem Demaçi, përpara se të ndërronte jetë, dhe jam i lumtur që ishte akti i fundit publik këtu. Faktet janë të panumërta, edhe për dinjitetin, prestigjin dhe respektin që i kemi dhënë Presidentit të madh Rugova. Më vjen mirë që familja e tij është mbështetëse e kësaj pune të përbashkët përkujtimore që po bëjmë në Tiranë”, theksoi Veliaj.

4 Komente

  1. r
    raul

    Po te ishte ne dore te Rugoves edhe sot Serbia do ishte kembekryq ulur ne Kosove, se Rugova e kishte marre jarem jarem, prit gomar te mbije bar. Prandaj nuk mendoj se duhet te vendoset busti i Rugoves ne Tirane se nuk ka ndonje popullaritet. Me shume reputacion ka ketu Azem Vllasi qe u perplas balle per balle si burrat me Sllobodan Miloshevicin ne plenumin e 17 te lidhjes se komunisteve te Jugosllavise ku Sllobo filloi revanshin ne Jugosllavi dhe sidomos mbi Kosove . Ne ate plenum mbahet mend se Milan Kucan mori zemer nga Azem Vllasi dhe doli nga salla duke braktisur nje here e mire dhe Jugosllavine dhe filloi rrugen drejt pavarsise se Sllovenise.Dhe te gjithe e mbajne mend Azem Vllasin kur hyri ne greve urie me metalurget e Stari tergut dhe Sllobua urdheroi qe te betonoheshin dyert e minieres per te detyruar minatoret te braktisnin greven. Prandaj duhet nje vlersim dhe per Azem Vllasin ne Tirane ,qofte nje emer shkolle, emer rruge apo dicka tjeter qe te perjetesohet dhe ky burre shteti qe per fat eshte akoma aktiv ne Kosove.

    1. E
      Enveri

      Sakrificate Rugoves per clirimin e Kosoves jane 0.Ai e shfrytezoi poziten per tu pasuruar personalisht dhe per te jetuar si pasha duke shetit boten me pasaporten serbe dhe aeroplanet e JATit.Autoritetin ne popull ja rriten ata qe ishin te paprekshem nga regjimi i Milosevicit.

      1. K
        Komentues i perhershëm i gazetes Tema

        Si duket deri ne fund do ngrihet dhe shtatorja e Hitlerit dhe Millosheviçit ne Tirane dhe behen bashke Hitleri, Ahmet Zagolli, Xhafer Deva dhe i nipi e Geraldina e bukur se jetoi vetem 9 muaj ne Shqiperi dhe Mitat Frasheri qe i thyejne nofullat tek liqeni. Ne qe te paret na kane linde bashke me Token shqiptare edhe varret po i bejm ne Europe e bote se aty s'ka me vend. Pastaj themi kombi shqiptar, flamuri qe e ve Rita Sahati ne piçke apo ata qe bejne me duar e mburren neper bote shqiponjen grabitqare qe gjarperinjte i ha por dobiçin e sheqeres nuk e gacmon! Rrofte partia social- fashiste dhe udheheqesi saj suprem! Kesaj i theme demokraci fashisto-zhdukese te popullit te asaj treve dhe shqiptaret lehin neper televizine mbushur me kurva apo gazeta mbushur me porno per reklama e leke!

        1. D
          DARDANIA ERKUQE

          Si eshte e mundur t’i quani antifashiste, z, Veliaj, fashistet “shqiptare” si Rugova, qe kryen fashizëm politik, fashizem juridik, fashizëm ekonomik, fashizëm kulturor, fashizëm arsimor..., fashizëm te te gjitha natyrave kundër popullit te vet, sidomos ata “shqiptar” te trojeve te pushtuara shqiptare nga Serbia e Jugosllavia, qe nuk lanë pushtet antishqiptar pa shfrytëzuar kundër shqiptareve... E turpshme, çfarë e çka nuk po lexojmë e nuk po shohim!... DARDANIA ERKUQE

          Lini një Përgjigje