Berisha sulmon vëllain e Bashkim Gazidedes: E di ti çfarë i kanë bërë socialistët atij apo jo?

4 Prill 2023, 19:27Politika TEMA

Berisha sulmon vëllain e Bashkim Gazidedes: E di ti çfarë i

Portali i familjes së Sali Berishës ka sulmuar ashpër vëllain e Bashkim Gazidedes, pse ai ka vendosur të kandidojë për PD-në në Peshkopi.

Kaq ka mjaftuar, që Naim Gazidede të konsiderohet nga familja Berisha, si i shitur tek socialistët.

“Pas takimit entuziast dhe masiv të së shtunës nga opozita në Peshkopi, Belinda Balluku dhe kryetari Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu kanë mbledhur shtabin e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, burime bëjnë me dije se Balluku u ka thënë socialistëve që të vazhdojnë të sigurtë fushatën, 'pasi do kemi dhe do mbetet në garë kandidati i vulës së PD-së në Dibër,  Naim Gazidede'.

Sipas burimeve nga takimi, Balluku është shprehur se kjo puna e kandidatit të vulës është e mbyllur.

Ndërkohë dje në mbrëmje, Naim Gazidede ka bërë me dije se “unë do të kandidoj dhe kjo punë s’ka më negociata”.

Pra, duket se përdorimi i kandidatëve të vulës tashmë është i qartë. Sidomos ne Dibër.

Përfundimisht edhe Naim Gazidede rezulton thjesht një peng i Luan Hakës dhe Xhemal Gjunkshi, ndërsa këta të dy të fundit, vegla të Rrahim Spahiut dhe Belinda Ballukut. Dhe nuk është larg mendjes që në këtë rast, këto vegla të jenë me pagesë.

Ndërkohë është tashmë publike se vetë familja e Naim Gazidedes është persekutuar hapur nga socialistët, të cilëve ka marrë vendimin t’u shërbejë me devotshmëri për zgjedhjet e 14 majit. Kujtojmë këtu vitet 1997 deri në 2005 dhe qëndrimit e socialistëve ndaj vëllait të Naim Gazidedes, Bashkim Gazidede  i cili u detyrua të ikte jashtë Shqipërisë në azil për shkak të revanshit socialist.

Ndërkohë burimet pranë opozitës shpjegojnë për Syrin se pavarësisht përdorimit të kandidatit të vulës, fushata po ecën me ritme të shpejta dhe do të ketë një fitore bindëse për koalicionin “Bashkë Fitojmë” edhe në Dibër”, shkruan portali i familjes Berisha.

Kjo tregon se Berisha nuk kursen as njerëzit e tij të afërt për interesat e veta personale, duke kujtuar këtu se Bashkim Gazidede ka qenë besniku i tij për vite të tëra

11 Komente

  1. D
    Drejtesia e munguar

    Ahhh sa mirë.... Pi fitoi Naimi mund të kemi pak shpresë që të gjenden eshtrat e Remzi Hoxhës....

    Përgjigjjuni
    1. A
      AVNI RUSTEMI

      Ne emner te Popullit Shqiptare ´´´´´´´´´´´´´´´´´´´ bir bushtre Esadiste Trahdetare i Kombit je i denuar me vdekje

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropoja

        Normal partia komuniste vazhdon te sundoje me metode e regjimit monist.Njejta gje si ne parti te punes ku vellai spihuninte ose behej deshmitar per te burgosur vellain e vet apo gjithe familjen.I njejti regjim nipi kolekes dhe i biri kristos qe varen njerez per fjalen e lire.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          Sali Berisha eshte i pabese , qen i ndyre.I ka duart me gjake qe do ti kullojne edhe kur te shkoj ne vorr. Ai e hemloi Gazideden dhe e vdiq. Gazidedia cfare nuk beri per kete felliqesire duke treguar burrerri tek nje burre burracak . Sali qeni duhet te largohet dhe te japi llogari per ato gjema we ka bere vrasje , mashtrime, perdhunime , vjedhje … O non grada ke mbaruar ike plaku Mere ike …., ne qeli po te presin ..,. Ke minuar denokracine dhe vjedhje te papara ndonjehere . Nuk i ha populli genjeshtrat mashtrimet manipulimet nga mengjesi ne darke o i paburre . Turpi i malesorve. Burre plak pa turp llam llam llam gam fam gam gjithe diten .. Epe cfare te bene te rrezuan te gjalle si busti i Enverit .. si del mbi dhe o i pabese Fute ne lufte nje popull qe ka qene gjithmone bashke . Nuk e do si dheu te mban siper ti meriton ky dhe te perpij te gjalle dhe te hedhe ne gremine ku mos te duket as nami as nishani per ato qe i ke bere ketij populli. Zoti marrte hak per ty felliqesire i peshtire.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gabriel

            Eni, ku e more vesh ti se vdiq nga helmimi Gazidede, kur dihet se ka vdekur nga kanceri në mushkëri që mund ti ketë ardhur si pasojë e pirjes së tepruar të duhanit. Ai bëri një vit kimioterapi në Milano për këtë. Edhe për vdekjen gënjeni ju halet e komunizmit!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gabriel o karo mio

              O karo Gabriel dinte shume Gazidede dhe ska shkuar vetem ai per lesh por pothuajse te gjithe deputet e Shkodres .Numeroi njehere ata q sjane dhe pastaj fol.i dergonte te gjithe ne Itali dhe asnjeri nuk i kthye gjalle.Keshtu qe karo Gabriel mos u nxito.A se desh harrova dhe ate sekretaren e vet pyet rron apo ka disa vite nen dhe?

              Përgjigjjuni
          2. ¿?

            "O me mua, o kunder meje". Kjo eshte filozofia e malokerise se shpellave. Dhe hajde jepu voten ketyre derrave. Kte qe e quajne veten lokomotiva e demokracise, jane lokomotiva e trenit te mutit qe ulurin ne tubacione.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Imigranti

              Te gjithe e dime qe Bashkim Gazideden e e eleminoi Berisha, njelloj sic eleminoi Safet Zhulalin, Gramoz Pashkon, Azem Hajdarin, e shume te tjere.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dibrani

                Naim Gazidede eshte vetëm qenefi i të madhit Bashkim Gazidede.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mos zdryp prej kalit, heu burr malciet!....

                  Hej ty t'a lumsha or Sal Berisha, si mi xjerr armiqtë, si prstigjiatori xjerr kartat e bixhozit nga mëngët e xhaketës. Radhë i ke gadit hej burr i malsisë, si kokrrat e tespijeve tan armiqtë e Partisë Demokartike të Shqypnisë. Ani qysh ua gjen ne lidhjet, hej ty t'a lumsha, ene vetë armiqëve nuk ka po u shkon menija! Ç'ashtu bre!

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    spata

                    Familja Gazidede e di, qe Saliu, azgjesoje,me ,ndihmen e agjentve serb ,Bashkim Gazideden. Te gjithe sherbetoret e Saliut ,qe dinin ose kishin te dhena per krimet e tij ,jane zhdukur.Ata qe kane mbetur po e hapen gojen ,do te zhduken .Keshtu ka funksjonuar qysh ne kohen e Hoxhes.Me keto metoda Hoxha eliminoje te gjithe bashkpuntoret e tij . Me i rafinuar eshte Rama.I pasuron ,me ane te korrupsjonit dhe me pas i con para drejtesise . Cironkat per konsum ,peshkaqenet sigurojne pushtetin dhe pandeshkueshmerine . Nje keshill per cdo deputet ,politkan ,pushtetare dhe punonjes te administrates! Kujdes mos u ngjitni shume me keto specje se e hengret.Prisni te degjoni kur Artan Lame te burgoset .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje