
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar sfidat me të cilat është përballur Partia Socialiste në këto 31 vite. Braçe tha se periudha më e vështirë ka qenë kur PS ishte në opozitë, e cila përndiqej nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha njëjtë siç Hitletri përndiqte hebrenjtë. Sot, sipas tij Berisha është thjesht një tigër pa dhëmbë, por në atë periudhë kishte në dorë çdo pushtet.
“31 vite janë të konsiderueshme për një parti, një jetë e tërë, gjithkush që e kishte vitin e parë të një drejtimi në parti sot janë bërë 31 vite, ka kaluar stuhi të mëdha. Ashtu siç ka hequr keq në dy palë periudha opozitare që përndiqej çdo kush si Hitleri-hebrenjtë. I ushtrohej presion, shihet nga një kategori e caktuar njerëzish edhe si alternativë pavarësisht se s’ka as dhëmbët e fuqinë e asaj periudhe.
Është një tigër pa dhëmbë, por në atë kohë i kishte të gjitha, janë vrarë njerëz të angazhuar në veprimtari aktive patriotike siç kanë qenë luftëtarë për rezistencën në Kosovë. Të cilët janë zhdukur vrarë. Të tjerë socialistë janë përndjekur në kushtet kur kryetarin e kishin në burg. Është një 31 vjeçar që kishin të gjitha, për të bërë një hap më tutje, modernizmin e partisë, hapjen e dyerve për brezin e tretë, një gjeneratë tjetër që duhet ti përshtatet zhvillimet aktuale.
Është një moment kritik për PS për të zgjedhur rrugën e duhur dhe për të marrë vendimet e duhura për tu rigjeneruar. Të jetë e hapur përkundrejt një marrëdhënie të re me shoqërinë civile që advokon dhe kthen në kauza çështje të rëndësishme që u përkasin të majtës, që në fatkeqësisht shpesh herë gjendemi në mes. Ne duhet të përfshijmë më shumë kauza të shoqërisë civile. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë, po përballemi me pasojat e COVID dhe të pos tërmetit. Lufta sigurisht po vështirëson situatën. Ndaj edhe qeverisja e PS-së në këto momente është themelore”, tha Braçe në Report Tv.
Ke te drejte ,Z.Brace.Por fajtore,Edhe se jeni rrahur dhe masakruar jeni dhe ju.ne 1993,pas shume peripecive te mijat,Duke nxjerre konkluzione nga cpo ndodhte,vera nje shkrim metitull "ku po' e con shqiperine ,zoti Berisha".Ne te kam dhene dhe fakte qe ,sipas meje ne ate kohe,conin ne ate qe hyri ne historine e atyre viteve si "veriut kunder jugut".Ia cova kryeredaktorit te ZP,Musa Ulqini.Pergjigja e tij ishte :-"nuk mund ta botojme ,se eshte shume e ashper".Pra ,ne njefare menyre i keni hapur rruge vete terrorit tontonmakut(Sic e konsiderojne ne shkrimin Tim) te regjimit fashis te Sali RAM Berishes.Ky terror u tolerua Edhe nga aleati yne i madh SHaBA.Ndryshe nuk do te rehabilitohej Saliu,por qe pas 1998 duhej te shpallen nongrata,si diktato fashiste dhe i korruptuar me gjithe ata qe e rrethonin.Dhe ju u tulatet,sepse keshtu kerkonte DIPlomacia e huaj.Mire ATA,po' ju kur moret pushtetin nuk mund te benit denoncim per ta hetuar dhe gjukuar nga ato organe drejtesise qe ishin.
Prandaj zgjodhe banese ne katin e13 te pallatit prane Lion Park ne vendin me te mire te Tiranes.....
Megjithe deshiren e madhe qe ta shoh Saliun ne burg....po te jap nje pergjigje te ndjere...o Erion djali. Ju te gjithe, duke filluar qe nga "Gjigandi" 200 centimetra e deri tek ty 126 cm, dhisni gjak nga frika prej Berishes...me apo pa dhembe qofte... Sa ishte ne pushtet, por jo vetem, neve na vodhi e na grabiti, juve ju shau nga nona, nga motra , nga gruja, etj etj...ju rrafi e ju shqepi ne hu, deri sa ju shpuri ne buze te varrit...dhe ju, pas 9 vjetesh ne pushtet, nuk i prekni dot asnje qime floku. Edhe Ameriken investuat qe t'ju ndihmoje, dhe perseri hiç...hiç fare. Tani ju ka mbetur te merrni nje erashke dhe shkoni i beni fresk koqeve te Saliut, se po vjen vapa... Kjo eshte e verteta, O Erion...te tjerat jane pordhe me rigon. Po mos u merzit...ja dhe nja 20-30 vjete dhe baba Sqapi do vdese nga pleqeria. Atehere filloni te tregoni prralla me "tigra pa dhembe" per femijet. Jo tani, se tani beheni qesharake.