Deputeti i PD kundër Bardhit: S’mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues

21 Shtator 2023, 16:48Politika TEMA

Deputeti i PD kundër Bardhit: S’mundet asnjë deputet që del

Deputeti Arbi Agalliu ka folur mbi debatet e fundit rreth PD-së mbi kryetarin e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në një intervistë për FaxNews, Agalliu shprehet se PD është ende në ristrukturimin e saj, një proces që do të mbyllet duke zgjedhur kryetarët e degëve deri në fund të dhjetorit ose fillim janari.

Sa për “bashkimin” e Bardhit me Berishën, deputeti thotë se këta individë që kanë qenë kundër (non gratave) dhe janë bashkuar me ta, duhet të japin shpjegime për ndryshimin e qëndrimeve të tyre.

Arbi Agalliu: Kam vendosur të mos komentoj asnjë koleg që për arsye të caktuara mban qëndrime të caktuara. PD deri para pak kohësh nuk ka patur një funksionim normal në strukturat e saj sepse Basha ishte i dorëhequr dhe PD ishte në një proces me kryetar të komanduar. Mori vendime Kryesia dhe strukturat e PD-së dhe kaluan në riorganizim, që vijon ende pas zgjedhjes së Bashës si kryetar.

Sot, ne jemi në një fazë ristrukturimi për njësitë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, një proces që do të mbyllet dhe me zgjedhjen e kryetarëve të degëve brenda dhjetorit ose në fund të janarit. Në këtë kontekst është miratuar dhe një statut i ri.

Kryetari i Partisë, sipas këtij statuti nëse partia fiton zgjedhjet, Kryetari bëhet Kryeministër, në opozitë do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar dhe ka të drejtën ta delegojë këtë rol te nënkryetarët, siç ka bërë Basha ndaj koleges Flutura Açkës.

Grupi Parlamentar është përfaqësues i PD-së. Linjat politike i vendos kryesia në këshillim të plotë me strukturat e tjera. E quaj çështje të zgjidhur. Kur disa kolegë që kanë mbajtur qëndrime të qarta ndaj individëve non grata, sot kanë ndryshuar qëndrime, duke i mbajtur ende në lojë. Ambasada Amerikane dhe BE kanë bërë reagime zyrtare ku kanë thënë që nuk kanë kontaktuar asnjë individ nga opozita.

Ka një Parti Demokratike, një Kryetar, një Grup. Nuk mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues i asaj partie. Këtë gjë Gazment Bardhi e bëri me ata kolegë që sulmuan selinë në 8 janar.

4 Komente

  1. i
    ik e re pjerdhu .E ne Bardhn ky e ?

    Bardhi bo qi don bytha

    1. F
      Fat man

      Me kesilloj karash si K-Arbi qe vazhdojne cdo 1 vit zgjedhin kryekar Bashen, Rama do te mbreteroj si Mbret dhe tradhegimenine e pushtetit do t'ja kaloj Zahos.

      1. i
        ilir

        Ashtu eshte, per "linjen " fliste dhe enveri...po ti je i vogel...

        1. K
          KASEM

          PO MOS JETE E KUNDERTA QE ME SALI BERISHEN PERBALLE EDI RRI NE PUSHTET ME SHUME SE ME BASHEN PRBALLE TI O FAT MAN.

          Lini një Përgjigje