"Rama i bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, atë se ka bëri njeri në 100 vite", Shalsi - Berishës: Duhet të kishe hapur krahun

21 Shtator 2023, 14:10Politika TEMA

"Rama i bëri Shqipërisë në arenën

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtuar Sali Berishës duke u shprehur se “duhet të kishte hapur krahun”.

Shalsi theksoi se Berisha është i fundit të quhet të japë leksione, duke shtuar se “imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh”.


Ndërsa i thuri lavde kreut të qeverisë Edi Rama, ku u shpreh se “është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë”. “I bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, atë se ka bëri njeri në 100 vite”, u shpreh Shalsi.

“Sali je i fundit që duhet të japësh leksione në të dyja kahet, do ishte e urtë e mençur të hapje krahun, imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh që nuk ia vlen të merremi shumë. Ndoshta ka një arsye përse risulmoi Ramën.

Çdo shqiptar brenda dhe jashtë trojeve ka qenë krenar kur e ka parë kryeministrin e Shqipërisë, Ramën në cilësinë e presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB, të mbajti atë qëndrim për të cilin mori edhe mbështetje e duartrokitje. E kuptoj që nuk keni kurajo të njihni një meritë të jashtëzakonshme, Rama është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë dhe i ka bërë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare që nuk e ka bërë njeri në 100 vitet e kaluara.

 

Por disa gjëra i kuptoni me vonëse, mes jush ka njerëz të zgjuar. Ti Ina vazhdo me Saliun, unë i drejtohem nje pjesë të arsyeshme të opozitës”, tha Shalsi.

4 Komente

  1. E
    Emigrant

    O koqe harrove enverin ne konferencen e paqes ne 1946 qe mbrojti shqiperin nga aneksimi nga greqia dhe jugosllavia Kjo e ketij shalgjati sesht asgja para asaj qe ka bere enveri per shqiperin Kurse rama i doli ne krah regjimit nazist te kievit

    1. B
      Bureto

      Po Rama, sa për cilësitë e pamohueshme personale, po aq edhe prej konteksit të kohës dhe vëndit ku u zhvillua (OKB, Këshilli i Sigurimit i saj, nën kryesimin e kryeministrit të Shqipërisë), pa asnjë ekuivok, ia rriti kredencialet Shqipërisë. Tani nuk di cili do jetë ai, nga rradhët e PS (pse jo Shalsi, Spiropali etj), që nën shembullin e Kadaresë me romanin 'Dimri i Fundit', me personazh kryesor Enverin, heroin e komunizmit botëror, të na bëjë një me titull 'Vjeshta e Parë", me personazh kryesor Edvinin, heroin botëror të demokracisë, ku heroizmi i të parit ishte në Moskë, qendra e komunizmit botëror, i dyti në Nju Jork, mu në zemër të Amerikës, qendra e demokracisë botërore. Ë, bukur do jetë, pse jo?!

      1. T
        Ton

        Po Shalsi se ti nuk e mban mend...bemte rezoluta dhe Enveri née okb dhe Kina behej anetare e okb prej Shqiperise...por ju do vidhni me pak....

        1. E
          Ec gjigand se ky popull kshtu e do

          Normal. Ne saje te duartrokitjeve te djeshme, sot shqiptaret u gdhine me te sigurte, me ekonomi me te forte, me frigoriferin plot me ushqime te fresketa, me te ardhura me te larta, me nje qeveri pa korrupsion, me shendetesi dhe arsim ne nivele europiane, pa droge e trafiqe, me nje rini plot perspektive. Ne vitin 60…Enveri prape ne Moske…Ja perplasi ne fytyre….Cuditi gjithe nje bote…..Ligjeto shoku Enver….Ligjero bilbili yne…..Ti marksizmin e shpetove….Na nderove Shqiperine.

          Lini një Përgjigje