Përplasjet në PD për kreun e grupit, reagon delegacioni i BE-së në Shqipëri

21 Shtator 2023, 11:09Politika TEMA

Përplasjet në PD për kreun e grupit, reagon delegacioni i

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për debatet në kampin e opozitës dhe përplasjet e tyre për zgjedhjen e kreut të grupit parlamentar.

Ata thonë se besojnë në rëndësinë që ka opozita në funksionimin e institucioneve demokratike, por nuk pranojnë të komentojnë punët e brendshme të partive politike.

Një tjetër temë, e cila është prekur nga delegacioni i BE është zgjedhje e Avokatit të Popullit, proces ky i cili është zvarritur dhe nuk e ka gjetur ende konsensusin mes palëve. Gjithsesi delegacioni thotë se mbështet çdo përpjekje të bërë nga partitë për të zgjedhur Avokatin e Popullit.


“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike.

Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti.

Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.”, thuhet në reagim.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, sipas Kushtetutës kërkon 84 vota, një numër ky që duhet të arrihet me konsensus të plotë mes pozitës dhe opozitës.

 

Lini një Përgjigje