Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh palës tjetër në parti, se nuk ka ndërmend që të merret me ta, me akuza dhe kundër akuza, siç ka ndodhur përgjatë 1 viti e gjysmë.
Në një deklaratë për mediat, para nisjes së seancës parlamentare, Basha tha se kjo kohë ka përfunduar dhe se ne fokus të tij do të jenë vetëm qytetarët, me të cilët po zhvillon takime ditë pas dite.
“Për një vit e gjysmë PD ka qenë në sulm dhe është marrë me veten e vet, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të halleve të shqiptarëve, ka marrë fund ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit.
Aleanca e kullave nuk do ta mbajë peng PD”, tha Basha.
Shoku Basha, sa eshte ora dhe si po i shkojne punet kunatit Erjon ne 9 kompanite e ngritura ne "Opoziten" tende qe flirton me Ed Drogen qe t'a ka rras sa krahu i perthyer dysh. Beji te fala nga qytetaret qe po i rripni per se gjalli, nuk do te jete e larget dita e gjykimit dhe e poshterimit qe do t'u behet ne publik.
Ti nuk mund të merresh me ish mentorin tënd, sepse për shumë arsye je i kompleksuar prej tij. Ani mos u merr, por si derimë sot, do merret ai me ti dhe ashtu si di ai. Gjithsesi po të them dy gjëra: Së pari, për të mos na treguar se do jesh dështaku i rradhës, bëre gabim që u ktheve dhe e dyta që të ta falim këtë gabim, trego ato që di për Sali Berishën nga 2005 e këndej, apo që i keni bërë bashkë me të. Edhe nëse nuk do t'i bësh publike ato, ka shumë mënyra të tjera me të cilat mund ta ndihmosh drejtësinë. Ama publikisht mund t'i ritheksosh apo dhe mbështetësh, edhe njëherë motivet se pse "lexhenda" u shpall "non grata". Dmth, je apo nuk je me ato përcaktime? Çfarë kishte 'dosja e tmershme' që të vunë përpara amerikanët, dhe që vetëm mbas tre muajve nga shpallja e tij "non geata" familiarisht, në 19 maj 2021, u detyrove të bëje vetëm minutën e fundit, në mbrëmje të datës 9 shtator 2021, "aktin heroik" të pezullimit të tij nga grupi parlamentar. Dakord mos u merr personalisht me monstrën, por mirë është që këto t'ia thuash publikut dhe, për gjëra të tjera që mund të mos jenë për publikun (mund të ketë dhe të tilla), ti si jurist gjeje vetë mënyrën dhe vendin se ku t'i thuash ato. Ke rastin të tregohesh ose burrë ose skuth.