Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të ndryshuar rendin e ditës për të bërë ndryshimet e grupit të PD në përbërje të komisionit të reformës zgjedhore.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi kërkoi në Kuvend nisjen me urgjencë të punës për reformën zgjedhore.
Në përgjigje të kërkesës së Gazment Bardhit, për futjen në rend të ditës të komisionit për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni, Çuçi u shpreh se nuk janë deputetët e PS ata që zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në këtë komision.
Ai kërkoi që të hidhet në votim kërkesa e Bardhit që komisioni për reformën zgjedhore të futet në rendin e ditës.
“Shpresoj që edhe kolegët të japin konsensusin dhe të ulen pa paragjykime. Nuk jemi ne ata që zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në këtë komision. Të miratojmë shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm dhe në seancën tjetër të shkojmë me ndryshimet përkatëse”, tha Çuçi.
Bardhi nga ana e tij kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë ndryshime në përbërje të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, që u hodh poshtë nga kuvendi.
“Kemi bërë një analizë të anëtarëve tanë, kanë lënë reformën zgjedhore ne heshtje ndaj dhe kemi riformatuar ekipin tonë. Në përbërje të komisionit janë deputetë që kanë dhënë dorëheqjen”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje