Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD që do paguajnë më shumë, do u mbahen nga rroga

2 Tetor 2024, 10:37Politika TEMA
Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD që do

Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare, nuk ka kaluar pa pasoja. Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije për Report TV se fatura e dëmit nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro.

Grupi i punës në Kuvend do ta mbarojë evidencën brenda datës 8 Tetor.

Kostoja do të ndahet vetëm mes deputetëve që kanë pasur veprime aktive shkatërruese. Deputetë që vetëm kanë zhvendosur karrige jashtë, por pa i thyer/djegur ato, nuk do të penalizohen.

Grupi i punës po këqyr kamerat e brendshme të Kuvendit si dhe ato në oborr, transmetuar nga media.

Sipas verifikimeve të deritanishme, 4 janë deputetët që mund të paguajnë më shumë : Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, që kishte shishen e benzinës.

Kostot nuk do të mbahen nga paga e këtij muaji.

Fatura do t’i njoftohet secilit dhe do ju lihet kohë ta paguajnë vullnetarisht. Nëse nuk e bëjnë, do t’u mbahet nga paga.

Sakaq, Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend.

3 Komente

  1. C
    Comments

    Do ishte mirë për Shqipërinë që parlamenti ti mbajë seancat online deri në zgjedhjen e parlamentit të ri 2025. Atëher do kishte të qartë Mona,Muli,Bardhi,Zhupa,Boçi.,se kanë djegur bashkë me kariken e Berishës dhe Salinjanit., dhe të tyren, ku siq e pohoj kryeministri Rama se opozita do ketë aq deputet sa në 1997. Po të vazhdonte parlamenti seancat sikur asgjë s'ka ndodhur, opozita do vazhdonte avazin me dhunë fizike në përleshje PD(rithemelimi)

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Jam kurioz ku e fshehu shishen e bezines kjo gjysem femra?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saimiri

        I plasi trapi Mul hurit se i mbajten rogen ….kan para kufoma dhe ambasada ruse ….

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje